PS paralajmëron braktisjen e tryezës
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Nuk mund të jemi atje kur të doni ju, për çfarë të doni ju dhe si të doni ju. Ky është një vendim i rëndësishëm politik sepse është në interes të reformës në drejtësi dhe të frymës reale të bashkëpunimit dhe të zbatimit të Kushtetutës”
Partia Socialiste paralajmëron se nuk do të jetë pjesë e tryesës së diskutimeve për reformën në dejtësi nëse shumica vazhdon të shkelë procedurat parlamentare. Shkak i këtij qëndrimi të prerë të socialistëve janë bërë debatet në Komisionin e Ligjeve për kandidatët për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dje Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim kandidaturën e Neshat Fanës për këtë post ndërkohë që 7 muaj më parë ishin depozituar dhe dy kandidatura të tjera ajo e Maksim Haxhisë dhe Alfred Karamuços. Por sipas kreut të Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja këto dy kandidatura nuk i kanë 28 firmat e nevojshme të deputetëve. Kjo është kundërshtuar nga numri dy i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ai tha se procedura që po ndihej është në shkelje të ligjit ndërsa shpjegoi se për kandidaturën e Maksim Haxhisë janë mbledhur jo 28 por 52 firma. Ai akuzoi kryeparlamentaren Jozefina Topalli si përgjejgëse të drejtpërdrejtë të kësaj situate. Edhe deputetët Spartak Braho i LSI-së dhe Spiro Peçi i PBDNJ-së mbështetën arguementat e socialistëve dhe kërkuan respektim të procedurave.
PS
“Nëse vazhdohet kështu ne nuk do të jemi pjesë as e tavolinës për reformën në drejtësi. Ne nuk mund të jemi pjesë e tavolinës për reformën në drejtësi për të plotësuar interesat e ngushta të grupit tuaj politik sepse ne jemi për një gjë më të madhe. Nuk mund të jemi atje kur të doni ju, për çfarë të doni ju dhe si të doni ju. Ky është një vendim i rëndësishëm politik sepse është në interes të reformës në drejtësi dhe të frymës reale të bashkëpunimit dhe të zbatimit të Kushtetutës”, - paralajmëroi dje nënkryetari socialist i Komisionit të Ligjeve. Xhafaj pasi kujtoi se Ilir Panda është larguar nga detyra e tij në KLD në mesin e tetorit të vitit të kaluar, tha se bazuar në ligjin e këtij institucioni ai duhet të ishte zvendësuar brenda 48 ditëve, gjë që nuk ka ndodhur. Ai tha se prej 7 muajsh janë në Parlament dy propozime që vijnë jo vetëm nga deputetë të opozitës por dhe të mazhorancës për këto vende, por në momentin e fundit ato nuk pranohen për shqyrtim. “Kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme nga drejtues të Kuvendit dhe personalisht nga kryetarja e Kuvendit e cila po në mënyrë të qëllimshme ka abuzuar, ka shkelur haptas Kushtetutën dhe ligjin. Kjo bie ndesh me shtetin e së drejtës, me parlamentarizmin dhe me përpjekjen e përbashkët për reformën në drejtësi, si dhe me zbatimin e detyrave që ka kryetarja e Kuvendit. Pra jemi me 7 muaj shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit”, - tha Fatmir Xhafaj. Ai pohoi se procedurat e ndjekura nga Kuvendi të krijojnë bindjen se vonesat synojnë një përcaktim të kushtëzuar të kandidaturës për anëtar të KLD-së për një emër që i shkon për shtat PD-së. Xhafaj shpjegoi se pas moskorrektësës së firmës së Sabit Brokaj dhe tërheqjes së zotit Pashk Ujka, PS ka dorëzuar dhe 20 firma të tjera duke e çuar në 52 numrin e firmave pro tij. Por qëndrimin e tij e kanë kundërshtuar deputetët e mazhorancës.
Mazhoranca
Kreu demokrat i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja pasi mbështeti argumentin e Xhafaj për plotësimin në kohë të vendeve vakante në KLD pohoi se Komisioni i Ligjeve po shqyrton atë kandidaturë i cili ka 28 firmat e nevojshme. Ai shpjegoi se pas verifikimeve të bëra nga këshilltarët e komisionit, rezultoi se disa deputetë kishin firmosur për dy kandidatura duke shkelur rregulloren. Pas njoftimit të tyre ata kanë shprehur mbështetjen vetëm për njërën kandidaturë. Kjo siaps Bejës ka bërë që dy kandidaturat e ardhura 7 muaj më parë të mos kenë firmat e nevojshme. Ai shpjegoi se çdo tërheqje apo parregullsi është faktuar me dokumente me shkrim. Por Beja tha se ky diskutim nuk mund të kushtëzojë pjesëmarrjen në tryezën e reformës në drejtësi ndërsa pohoi se në KLD do të krijohen përsëri hapësira për anëtarë të rinj. Ndërsa deputeti Dashnor Sula e konsideroi si ekstremist qëndrimin e PS-së së cilës i kujtoi se ajo ka mbajtur për disa muaj rresht Qeverinë pa ministra ndërkohë që mungesat në KLD nuk kanë sjellë asnjë pengesë.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008