E Shtunë, 31 Tetor 2026

India kërkon votën e Shqipërisë

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtёm Lulzim Basha priti dje Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punёve tё Jashtme të Indisë H.S. Puri, i cili po zhvillon njё vizitё 2-ditore nё vendin tonё. Gjatё takimit bashkёbiseduesit vlerёsuan nivelin e marrёdhёnieve midis Shqipёrisë dhe Indisë dhe theksuan pёrkushtimin e Tiranёs dhe Dehlit pёr t i forcuar ato mё tej. Basha nёnvizoi se hapja e ambasadёs sё Shqipёrisё në Indi përbën njё faktor qё do tё ndihmojё nё intensifikimin e dialogut politik dypalёsh dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike midis Shqipёrisё dhe Indisё. Mё tej, bashkёbiseduesit shprehёn vullnetin e qeverive respektive pёr intensifikimin e bashkёpunimin ekonomik nё fusha si shfrytёzimi i burimeve minerare, transporti dhe logjistika, teknologjia e informacionit, energjia etj. Sekretari i Shtetit nё Ministrinё e Jashtme tё Indisё kёrkoi nё emёr tё qeverisё indiane mbёshtetjen e Shqipёrisё ai antare e Bordit tё Guvernatorёve tё Agjensisё ndërkombëtare të Energjisë Atomike ANEA, pёr marrёveshjen për zhvillimin e inspektimit dhe verifikimit bërthamor në Indi si dhe për zbatimin e protokollit shtesë. Zhvillimet nё rajon dhe nё veçanti ato nё Kosovё dhe nё Serbi, pas pavarësisё sё Kosovёs, ishin gjithashtu temё qёndrore e bisedimeve mes ministrit Basha dhe Purit. Ministri shqiptar kёrkoi angazhimin e Indisё nё organizatat ndёrkombёtare si OKB pёr njё pёrqasje sa mё tё drejtё ndaj realiteteve nё Europёn Juglindore, duke pёrfshirё kёtu dhe pavarësinё e Kosovёs.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›