Nesër LSI forca e parë politike
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka komentuar të hënën zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë në komunën e Kasharit. “Do të kishim dëshiruar që sot të ishim forca fituese e zgjedhjeve në Kashar dhe jo thjesht forca e dytë politike në këto zgjedhje. Por, pavarësisht nga rezultati, unë dua të falënderoj LSI-në në komunën e Kasharit dhe kandidatin tonë, Alfred Bakalli”, - tha Meta. Duke e cilësuar këtë një sfidë të vështirë, Meta tha se ky rezultat me një rritje shumë të dukshme brenda një viti është një tregues tepër pozitiv për të ardhmen. “Me pak fjalë sot forcë e dytë, nesër forcë e parë”, - theksoi ai. Lidhur me një bashkëpunim të mundshëm me PS-në, Meta deklaroi se LSI asnjëherë nuk ka qenë përjashtues ndaj përfshirjes së Partisë Socialiste në koalicionin e saj, si koalicioni fitues i zgjedhjeve të ardhshme. I pyetur nëse rezultatet e Kasharit janë një mesazh i qartë që e majta e përçarë, nuk e mund dot Berishën në përballjet e ardhshme elektorale, Meta tha se për fat të mirë sistemi elektoral nuk është mazhoritar, kështu që LSI është optimiste se në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare rezultati total do të jetë në favor të progresistëve, dhe kuptohet që forca kryesore e tyre do të jetë LSI-ja dhe koalicioni i saj.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008