Banorët: Marrëdhënia Neda-Ogreni, dashuri periodike

Që pa gdhirë mirë, banorët nuk i zë gjumi dhe nisin e merren me thashetheme. Jonela dhe Ermela flasin keq për disa banorë, mes së cilëve për Almën, të cilën Ermela nis ta imtojë. Më pas ajo flet keq edhe për Ogrenin, duke tallur pamjen e tij dhe duke e quajtur njeri jo të zotin, madje shprehet “ai është palluq”. Jonela i kërkon që të imitojë Ogrenin dhe ndërkohë që Ermela me mimikë imiton sjelljen e Ogrenit, Jonela edhe pse ka krijuar një miqësi me Ogrenin, qesh me të madhe. Ermela thotë se ajo një tip si Ogreni nuk do ta duronte dot as nëse do ta kishte në kafe. Jonela i thotë Ermelës që të mos flasë për një moment se do të ngacmojë Ogrenin. Ajo e thërret Ogrenin duke i thënë se përse nuk e përshëndet, duke shtuar “Natën e Mirë, Ogren”. Kështu Ogreni shkon pranë tyre dhe ndërsa Jonela bën një bisedë për ta talluar pa e kuptuar ai, Ermela qesh. Ndërsa Ogreni bisedon me Jonelën, të dyja vajzat qeshin me të, por ai nuk e kupton arsyen e qeshjes së tyre. Pas largimit të Ogrenit, Ermela dhe Jonela vazhdojnë të bëjnë thashetheme për banorët e tjerë, madje edhe për ata që kanë dalë jashtë shtëpisë. Më pas, Neda, Marieli dhe Mirjeta rrinë në kuzhinë dhe bisedojnë. Mirjeta në një moment i thotë Nedës se përse ajo nuk ka një raport të njëjtë me Ogrenin, siç ka me Shkëlqimin apo me Petritin, me të cilët rri më pranë, shkëmben edhe puthje në faqe apo në ballë, gjëra këto që nuk i bën me Ogrenin. Mirjeta i thotë se tashmë të gjithë e dinë që ata kanë një ndjenjë karshi njëri-tjetrit, madje edhe personat që janë jashtë, edhe nëse nuk duan që të lidhen brenda shtëpisë, të paktën të jenë miq të afërt. Marieli i thotë Nedës që gjërat mes një çifti duhet të jenë të drejtpërdrejta, ndërsa Mirjeta mundohet të bindë Nedën se familja e saj ka për ta përkrahur dhe nuk ka për t’i dalë kundër. Neda u thotë se problemi fillestar mes saj dhe Ogrenit nuk ka qenë mendimi apo qëndrimi që mund të mbajë familja e Nedës në lidhje me ndjenjat e saj. Ajo thotë se kanë qenë ndjenjat e tyre problem, sepse Ogreni edhe pse është shprehur se pëlqen shumë gjëra te Neda, ka kërkuar të ndryshojë ato që nuk i pëlqejnë tek aj. Mirjeta thotë se nuk do të mund ta duronte sjelljen e Ogrenit, që nuk toleron dhe është shumë strikt në ato që do. Neda thotë se ajo e ka të vështirë, sepse edhe vetë është pak tip i vështirë dhe i komplikuar. Mirjeta thotë se nëse do, edhe pse është e vështirë mund t’i durosh të metat e tjetrit, nëse nuk do, nuk e duron. Neda fillon t’i tregojë Mirjetës dhe Marielit për disa nga biseda që ajo kishte pasur me Ogrenin, ku ai e krahasonte Nedën me Mirjetën, e cila pas takimit me të atin filloi të ishte më e lirshme dhe Neda nëse do ta kishte këtë mundësi do të ishte ndryshe ndaj Ogrenit. Mirjeta i thotë se ajo nuk sheh Nedën si pengesë, sepse Neda e ka bërë hapin e saj, por mendon se problemi qëndron tek Ogreni. Sipas Mirjetës, Neda ka bërë më shumë, ndërsa Ogreni nuk ka bërë ndonjë sjellje që të krijojë afrimitet me të. Pasi ngrihen nga mëngjesi i vonë, Ergysi dhe Shkëlqimi, që qëndrojnë në oborr shprehen se që në mëngjes, pa aguar, Neda dhe Ogreni kanë filluar të flasin. Ergysi shprehet se nuk e kupton se çfarë mund të flasin që në mëngjes. Djemtë shprehen se marrëdhënia e tyre i duket dashuri javore ose periodike. “Po të ishte dashuri e vërtetë, do të ishte mrekulli, por në të vërtetë nuk më duket kështu marrëdhënia mes Ogrenit dhe Nedës”, thotë Ergysi.
Në një moment tjetër, Mirjeta dhe Marieli qëndrojnë në dhomë e teksa ajo bëhet gati duke u veshur, shkëmbejnë disa puthje në buzë. Marieli komenton me Ogrenin raportin e Mirjetës me Marielin. Ai tregon se është ndjerë xheloz për të dhe për shikimet që ndonjë djalë i hedh. Marieli shton se Mirjeta i ka dhënë siguri në këtë aspekt, por gjithsesi ai i beson syve të tij dhe i vëren disa reagime nga të tjerët që nuk i pëlqejnë. Pranë tyre afrohet Klaudja e Ogreni tregon se dje e ka zgjuar Klaudja nga gjumi, dhe ka qenë një zgjim me shumë dashuri. Më pas, Ogreni bisedon me Nedën dhe ajo i vë në dukje faktin që Ogreni nuk i thotë “Mirëmëngjes” kur zgjohet. Ai argumenton se i duket një formalitet i panevojshëm kjo fjalë dhe tregon se njerëzit që i ka përzemër i përshëndet me një batutë apo me një buzëqeshje.
Alkena: Ogren, je egocentrik
Më pas, Ogreni diskuton me Alkenën pasi ajo shprehet se Ogreni ndodhet gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të tjerët sillen rreth tij. Ogreni përgjigjet se të gjithë duhet të ndihen qendra e sistemit për veten e tyre, por Klaudja ndërhyn dhe thotë se Ogreni e ka tepruar me këtë thënie. Jonela i thotë Klaudjës që i bëhet qejfi që ajo e ka kundërshtuar, pasi në përgjithësi e mbështet Ogrenin. Ajo shton se Ogreni ka disa teori shumë të gabuara. Jonela shprehet se janë dy persona në shtëpi që në momentin që ajo largohet, hedhin fjalë e njëri prej tyre është Ogreni. Alkena shprehet se Ogreni nuk i pranon opinionet e të tjerëve dhe është egocentrik. Klaudja thotë se njerëzit që kanë vetëvlerësim të lartë, ecin më shumë në jetë. Ogreni pohon se ndjenja e vetëvlerësimit i vjen pasi ai e realizon atë që e mendon në të shumtën e rasteve. Më pas, Ogreni i afrohet Klaudjës dhe e puth teksa ajo gatuan. Ai thotë: Klaudja po kthehet gjithmonë e më shumë në njeriu më të rëndësishëm të jetës time”. Jonela ndërhyn dhe shprehet se Ogreni shprehet kështu kur ka interes. Ai përgjigjet se nuk ka asnjë interes, përveçse kënaqësi, për shembull që Klaudja e zgjon me një këngë. Jonela thotë se Klaudja është e mirë, ndërsa Ogreni shton se kur e pranon edhe vetë, përse nuk e pranon si argument nga ai. Ajo shton se Ogreni mund ta komplimentojë Klaudjën, por jo për gatimin dhe Ogreni përgjigjet se atë gjë duhet t’ia lërë të zonjës së punës ta gjykojë. Fill më pas, Ogreni bisedon me Klaudjën dhe Nedën dhe u tregon për kujtimet e fëmijërisë dhe për familjen e tij. Ai thekson debulesën që ka për nipin e tij dhe tregon shumë ngjarje me të.