Shoqata e te verberve kryetari Tafaj kerkon rishikim te pagesave
Shoqata e te Verberve ka ngritur serish shqetesimin se pagesat qe ata perfitojne si nje kategori me aftesi te kufizuar jo vetem qe duhet te rishikohen por duhet te shmangen abuzimet qe behen me shperndarjen e tyre. Keshtu u shpreh kreu i Shoqates se te Verberve Sinan Tafaj i cili tha se javen qe vjen do te vazhdojne bisedimet me ministrin e punes per krijimin e nje reforme. Ndihma ekonomike eshte nje tjeter gje kurse pagesa per shkak te aftesise se kufizuar eshte dicka tjeter e cila jepet e pakushtezuar nga gjendja ekonomike por jepet vetem mbi bazen e shkalles se gravitetit. Ketu qendrojne dhe propozimet tona per nje reforme e cila duhet te kete shperndarje me te drejte pasi buxheti real qe sot qeveria shqiptare paguan eshte i konsiderueshem per mundesite e vendit tone. Ne duam qe ky buxhet te menaxhohet ne menyre me efikase dhe me nje drejtesi sociale ku personat te paguhen sipas shkalles se gravitetit - u shpreh Sinan Tafaj kreu i shoqates se te verberve. Nderkohe shoqata e te verberve ka perkujtuar 20 vjetorin e krijimit te saj ne nje ceremoni ku ka qene te pranishem dhe perfaqesues te diplomacise se huaj te akredituar ne vendin tone.