Historia e pa treguar e fotografeve hebrenj te Zogut

Mijera hebrenj gjeten strehim ne shtetin e vetem mysliman ku kodi i vjeter i nderit i pa te gjithe si miq. Une ndiej se kemi qene me shume fat sepse pa kete pjese te vogel te historise ne nuk do te ishim gjalle - shprehet znj. Owens duke shtuar se do tu jete mirenjohese shqiptareve per tere jeten.
Fritzi Weitzmanns Owen e ardhur nga nje qytet i kulturuar si Vjena u detyrua qe te largohej nga vendlindja e saj kur Hitleri ne 1938 pushtoi Austrine drejt Shqiperise qe cilesohej si nje i vendi i pazhvilluar ne krahasim me vendet e tjera Shqiperia.
Shqiperia nuk ishte zgjedhja e pare e familjes se saj por pak vende ne Evrope ishin te gatshme qe te pranonin Hebrenjte ndersa ne SHBA kishte nje sistem kuotash. Shqiperia qe ishte nje nga vendet me pak te zhvilluara ne Evrope u be streha e familjes se saj. Vete Mbreti Zog i ofroi vizat per te qendruar ne Shqiperi. Weitzmans babai i Fritzit kaloi kater muaj ne Shqiperi deri sa me ne fund ka marre letrat per te shkuar ne SHBA. Fritzi tregon se ne Shqiperi ata jetonin ne nje hotel qe ngjante me shume si nje grumbull vjeturinash por Mbreti Zog nje mik i babait te saj i ndihmoi qe te stabilizohen ne biznesin e fotografise. Per vendasit ajo tregon se ishin mikprites duke u derguar shpesh embelsira ne shtepi.
Une ndiej se kemi qene me shume fat sepse pa kete pjese te vogel te historise ne nuk do te ishim gjalle - shprehet znj. Owens duke shtuar se do tu jete mirenjohese shqiptareve per tere jeten. Ajo eshte nje nga mijerat hebrenjte qe i kane shpetuar holokaustit permes vendit te vetem mysliman te kohes ne Evrope ne Shqiperi. Rastet e shpetimit te hebrenjve nga shqiptaret kane mbetur kryesisht te panjohura per dekada te tera per shkak te regjimit diktatorial komunist te pasluftes qe i la kufijte e Shqiperise te mbyllura me boten e jashtme. Sot nje organ ne rritje i kerkimit me ne fund po i jep nje mundesi te mire per kete histori te mikpritjes sakrifices dhe harmonise fetare.
Informacione nga regjistrat tregojne se ne vitin 1931 ishin 200 hebrenj qe jetonin ne Shqiperi. Sipas disa vleresimeve ky numer ka qene 10 deri ne 15 here me i madh pas lufte.
Shqiptaro-kanadezi Saimir Lojlia ka nxjerre dhe nje liste e cila eshte me e peraferta mbi numrin e hebrenjve te shpetuar ne Shqiperi. Sipas llogarive te Lojles kjo shifer shkon tek 3160. Biznesmeni Lojlia ka harxhuar vite te tera kerkimi neper dokumente te arkivuara fotosh dhe objekte te tjera duke shkruar disa libra mbi shpetimin e hebrenjve ne Shqiperi. Ai ka thene se nuk ka asnje prove qe qofte edhe nje hebre i vetem te jete vrare apo te kete rene ne duart e nazisteve. Eumlshte nje histori e mrekullueshme e pa treguar me pare - thote ai duke treguar se Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope ne te cilin kane shpetuar te gjithe hebrenjte.
Cfare eshte ne thelb te ndryshimit rreth historise - thote Randi Winter nje shkrimtar hebre i cili ka ndihmuar me dokumente kete histori shpetimi - eshte se ata nuk ishin shpetuar ne menyre sekrete nga nje person i vecuar por i tere fshati e dinte per hebrenjte qe ndodheshin ne mes tyre dhe asnjeri prej tyre nuk i ktheu apo ti dorezonte ata. Shqiptaret nuk i shpetuan hebrenjte sic i shohim ne neper filmat e holokaustit pasi ata nuk fshiheshin neper kanalizime - shprehet shkrimtari hebre Winter.
Ndersa Harvej Sarner autor i Shpetim ne Shqiperi shpjegon se ne shume raste qeveria shqiptare ishte e perfshire direkt ne shpetimin e hebrenjve pervecse ne dhenien e vizave atyre ku asnje vend tjeter nuk do tu jepeshin qeveria refuzonte qe tu jepte ne dore nazisteve listen e hebrenjve. Dokumente shqiptare tregojne marreveshjet qe qeveria kishte kryer me komandantet gjermane per clirimin e hebrenjve te arrestuar.
Por Sarner sakteson se kjo situate nuk ishte vetem roze. Qeveria shqiptare vendosi rregulla antihebrenj ne 1938-39 perpara pushtimit italian te Shqiperise megjithese rezultoi se keto rregulla nuk u zbatuan.
Ndersa ne territorin e aneksuar te Kosoves hebrenjte ishin te rrethuar me tela me gjemba megjithate ata vazhdonin te shkonin ne kinema te shikonin ndeshje futbolli apo edhe te organizonin festa hebreje. Autori i Shpetim ne Shqiperi tregon se ne nje rast nje grup hebrenjsh u dergua jashte territorit dhe u ekzekutuan. Por Sarner argumenton se edhe me kete rast numri i te vrareve ka qene me i uleti ne krahasim me pjesen tjeter te Evropes.
Kanuni
Ngulitur ne kulturen shqiptare eshte nje protokoll i lashte social i quajtur kanun qe daton ne shekullin e 15-te ai eshte transmetuar gojarisht derisa u kodifikuar ne fund te gjysmes se pare te shekullit te 20-te. Sipas kanunit shtepia e nje shqiptari se pari eshte shtepia e zoti e se dyti shtepia e mikut. Nder elementet me thelbesore te kodit eshte koncepti i Beses nje premtim moral per mbajtjen e fjales se dhene dhe per te mbeshtetur nderin e dikujt. Kjo ndjenje detyre i ka shtyre shqiptaret e varfer qe te mirepresin austro-hungarezet pasi ata kapitulluan me 1917 per ti strehuar nga pushtuesit italiane e me pas gjate Luftes se Dyte Boterore ata strehuan hebrenjte duke mberritur mbas viteve 1990 ku ata mikpriten shqiptaret e Kosoves. Skarlet Epstein kujton se ka shkuar ambasade me ambasade ne 1938 ne kerkim te nje vize por i limituar nga pasaporta austriake e cila e paraqiste si hebre. Te gjithe ma perplasnin deren ne fytyre kur shihnin pasaporten time - tregon ajo nga Britania ku ajo tashme jeton. Por ne ambasaden shqiptare ajo ka pare nje perceptim komplet ndryshe duke marre menjehere vizen. Johana Neuman dhe mamaja e saj ishin strehuar ne shtepine e familjes Pilku gjate pushtimit nazist. Nje dite nje oficer gjerman ka shkuar ne shtepine e tyre dhe ne padijenine e identitetit te mamase se Johanes i ka thene Nese do te isha ballafaquar ne nje komunist ose nje hebre do ta vrisja ne vend.
Hebrenjve te tjere u kishin vene emra myslimanesh dhe visheshin me hixhab veshje myslimanesh per burra per te fshehur identitetin e tyre. Shume prej tyre i kane mbajtur marredheniet e mira me shpetimtaret e tyre deri sot. Mikpritja Shqiptareve eshte permendur ne librin e titulluar Besa Myslimanet qe shpetuan hebrenjte ne Luften e Dyte Boterore. Liber i botuar nga fotografi Norman Gershman i cili ka udhetuar duke mbledhur pjese nga dokumentet shqiptare tek historite e te shpetuarve te cilet jane akoma gjalle. Rezultati eshte nje seri portretesh qe kane udhetuar neper bote duke pershire Izrael Kombet e Bashkuara dhe SHBA.
Nje nga portretet eshte ai i Haxhi Dede Reshat Bardhit kreu i bektashinjve ne Shqiperi. Autori Gershman e citon ate duke treguar se Kryeministri i atehershem. Mehdi Frasheri gjithashtu Bektashi u dha njerezve te tij urdher gjate pushtimit nazist se te gjithe femijet e hebrenjve do te flejne me femijet tuaj te gjithe do te hame te njejtin ushqim dhe te do te jetojme si nje familje. Koncepti i te panjohurit nuk ekziston ne kulturen e shqiptareve. Randi Winter shpjegon se kur portretet e paraqitura nga Gershman ne Universitetin e Vankuverit koncepti i te huajit eshte konsideruar si mysafir.
Pse e kemi bere kete - thote Nadire Proseku nje shqiptare e cila ka strehuar tre refugjate hebrenj ne shtepine e tyre per vite me radhe gjate intervistes me Gershman ajo shprehet Ne i pame hebrenjte si vellezer. Si myslimane por liberale ne kemi bere vetem detyren tone.
Sot shembulli i Shqiperise reflekton se cfare mund te beje nje shoqeri ne maksimumin e saj. Kjo eshte perdorur per te mesuar harmonine fetare dhe per tu kujtuar njerezve simbiozen qe ekzistuar historikisht midis myslimaneve dhe hebrenjve.
Me fondet e perbashketa te nje princi nga Arabia ne shtator te ketij viti gjate pervjetorit te holokaustit po planifikohet te lancohet ne SHBA nje film i cili flet rreth myslimaneve qe kane shpetuar hebrenjte. Ndersa nje kolegj ne Nju Jork po e fut kete informacion ne planin e mesimit duke shpresuar qe te perdoret ne gjithe shkollat e vendit.
Gjithmone kam kerkuar qe ta ndaj kete histori me te tjeret sepse eshte si nje mrekulli. Ata ishin njerez shume te mire dhe kjo duhet qe te publikohet - thote Fritzi Owens.