E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi shokon Mançesterin

Mancester Junaitid pësoi një shok të mërkurën në mbremje kur përpara një rekordi shikuesish më "Old Traford" u mundën në miqësoren me Interin. Përballë 73,738 fansave djemtë e Sër Aleks Fergusonit u mposhtën nga kampioni i Serisë A, Interi, katër ditë përpara se ata të përballen me Celsin në Uembli të Londrës. Ujeni Runi celi serinë e golave në minutën e 18-të me një gjuajtje të fuqishme brenda zonës së penalltisë, por zikaltërit barazuan pas tri minutash lojë me anë të David Suazo, ndërkohë që Zltan Ibrahimovic e coi rezultatin në 2-1. Suazo realizoi golin e dytë të tij, atë 3-1, por Adriano shënoi një autogol në minutën e 56-të. Video nga kjo ndeshje dhe disa miqesore tjera me poshte...
Hannover 3-0 Real Madrid Brondby 0-2 Chelsea
AC Milan 4-0 Lecco Newcastel 2-0 Juventus AS Roma 2-2 Leverkusen

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›