Los Anxheles Galaksi kërkon Figon

Los Anxheles Galaksi dëshiron të bëhet gjithmonë e më shumë "galaktik". Pas angazhimit të Dejvid Bekamit dhe tentativës për të rekrutuar Zinedin Zidan (francezi refuzoi një ofertë prej 35 milonë dollarë në vit) një tjetër ish-lojtar i Realit të Madridit mund të luajë në Kaliforni. Bëhet fjalë për Luis Figon, mesfushorin e Interit, i cili mund të ndjekë mikun e tij anglez, për të fituar disa milionë dollarë në Amerikë. Presidenti i Los Anxheles Galaksi, Aleksi Lalas është shprehur i sigurt në transferimin e Figos vitin e ardhshëm.