Shkodër, Topalli në festën e 100-vjetorit të Bashkisë së qytetit
SHKODËR- E pranishme në koncertin festiv dhënë mbrëmjen e djeshme në pedonalen e qytetit të Shkodrës nga orkestra frymore kombëtare e forcave të armatosura dhe orkestra frymore e Bashkisë Shkodër, në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Bashkisë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehu mirënjohjen dhe respektin për ata që e drejtuan gjatë viteve.
“Eshtë momenti për t'u përkulur me nderim dhe respekt përpara kryetarit të parë të Bashkisë, Muharrem Gjylbegaj dhe pastaj me radhë të Musa Jukës, të zotit Dibra, Shpuza, Shiroka, Ndoc Çobës e kështu me radhë”, u shpreh Topalli. Më pas, ajo falenderoj kryetarët e bashkive të 20 viteve të fundit, duke filluar nga ish- kryetari i Bashkisë, i pari i pluralizmit, Filip Guraziu, për të vijuar me kryetarët e tjerë, zotërinjtë Ormir Rusi, Bahri Boriçi, Artan Haxhi dhe kryetarin aktual të sotëm, Lorenc Luka.
“Shkodra dhe historia e jone na bëjnë tepër krenare. Ajo është kryeqendra ekonomike, kryeqendra e tregtisë, kryeqendra e kulturës. Jemi krenarë se këtu kanë lindur iluministët Marin Barleti, Marin Biçikeni, jemi krenare se këtu është krijuar shtypshkronja e parë dhe është botuar revista dhe gazeta e parë, jemi krenarë sepse këtu është krijuar banda e parë frymore, fototeka e parë, opera e parë, shkrimi i parë, muzika e parë. Shpirti i kulturës i Shkodrës është gjëja më e bukur që shkodranët kanë reflektuar dhe iluminuar në të gjithë territorin e Shqipërisë e më tej”, tha më tej Topalli.
Duke vlerësuar pozitat gjeografike të qytetit verior, por edhe punën e mirë që është bere gjatë këtyre viteve, Topalli tha se “unë si shkodrane ndihem mirë, jo vetëm se jam në këtë qendër kaq të bukur, më e bukura në të gjithë Shqipërinë, por qytetin tone, që jo vetëm Zoti e ka bërë të bukur, për shkak se ka detin, ka lumenjtë, ka liqenin, ka malet, por edhe për atë që gjatë kësaj periudhe qytetarët e Shkodrës kanë realizuar në lagjet e tyre dhe qytetin e Shkodrës”.
(ata/BalkanWeb)