E Diel, 1 Nëntor 2026

Baraj: Duhej të kisha bërë më shumë për të minimizuar manipulimet

TIRANE- Besnik Baraj ka quajtur “vendim personal” dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën.

Dorëheqja u dha dy ditë më përpara dhe në vend të tij kreu i PS-së, Edi Rama ka komandoi deputetin Saimir Tahiri.

“Pas 6 vitesh në krye të PS-së Tiranë ku kam provuar shijen e suksesit por dhe natyrisht shijen e hidhur të vjedhjes së votës, manipulimit, sikurse ishte rasti i fundit i cili u paraqit në formën më skandaloze në sy të publikut por dhe të atij ndërkombëtar, unë marr këtë përgjegjësi morale. Them se mund të kisha bërë më shumë për mundësinë e minimizimit të këtij manipulimi.”- nënvizoi Baraj në një intervistë për NEWS24.

Deputeti socialist e quan dorëheqjen e tij “shumë modeste, dhe që kontraston me këtë sjellje të politikës shqiptare dhe atyre që kanë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë në sigurinë kombëtare, në pasurinë kombëtare në integritetin e vendit, që mbajnë një qëndrim paradoksal që ska të bëjë fare me atë bashkësi ku ne duam të shkojmë, në BE.”

Baraj thotë  se “i jep mbështetje maksimale Sajmir Tahirit",dhe premtoi se do të jetë i angazhuar maksimalisht në drejtim të jetës së partisë dhe fushatave elektorale. Tahiri do të vijojë të drejtojë degën kryesore të PS-së, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, para kongresit të 5 nëntorit.

Pritet që në javët që vijnë, të bëhen edhe zgjedhjet për kreun e ri të PS-së për Tiranën, në bazë të vendimit që u mor edhe në Asamblenë e fundit Kombëtare. Nga ana tjetër duket se Saimir Tahiri është një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e kësaj partie, pas rezultatit fitues që ai arriti si deputet, në drejtimin e fushatës në zonën e Kombinatit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›