E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR, ndërrohet komanda e Njësisë së Specializuar

PRISHTINE- Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, do të transferojë, gjatë ditës, komandën mbi Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe nga koloneli Eduardo Ruso te koloneliMauro Isidori, bëri të ditur Zyra për informim e misionit të NATO-s në Kosovë.

“Gjatë periudhës së komandës së gjeneralit Erhard Byhler, nga shtatori 2010 e deri më sot, nën komandën e kolonelit Eduardo Russo, regjimenti i MSU-së (Njësia e Specializuar Shumëkombëshe) ka kryer aktivitete të shumta me qëllim të ruajtjes së ambientit të qetë e sigurtë dhe lirisë së lëvizjes, për të mbështetur institutcionet vendore, për të ruajtur dhe vendosur stabilitet dhe për të modernizuar strukturat, si spitalet dhe shkollat”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ceremonia e ndërrimit të komandës thuhet se do të mbahet në kampin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe në Prishtinë.
(s.g/rel/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›