Kukan apel partive: Integrimi në dorën tuaj, nisni reformën zgjedhore
TIRANE-“Mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun për zgjidhjen e krizës politikë.” -Mesazhi është përcjellë përmes një deklarate për shtyp nga kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.
Përmes kësaj deklarate me rastin e fillimit të sesionit të ri në Kuvendin e Shqipërisë, Kukan u bëri thirrje të gjithë politikaneve shqiptarë që aktivisht të marrin pjesë në një dialog konstruktiv për të ardhmen e vendit. "Parlamentarët shqiptarë duhet të demonstrojnë gatishmërinë e tyre për te bashkuar përpjekjet me qëllim miratimin e ligjeve të kërkuara për integrimin e ardhshëm europian. Unë e mirëpres vendimin e opozitës për të rifilluar aktivitetin e saj parlamentar në Parlament. Ky është një hap pozitiv në drejtim të normalizimit të situatës politike dhe dialogut në vend. Shpresoj se Parlamenti do të jetë forumi kryesor për të gjitha palët për të rinisur dhe stimuluar dialogun e nevojshëm politik”-thekson Kukan.
Më tej kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore kërkon që të gjitha forcat politike të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar 12 prioritetet e përcaktuara nga Komisioni Evropian në Strategjinë e Zgjerimit. Kukan e e vë theksin si një ndër prioritet kryesore tek reforma zgjedhore në menyrë që të garantohet një kornize ligjore efektive për zgjedhjet e ardhshme në vend. Kukan e mbyll deklaratën e tij duke theksuar se “Përparimi i vendit në rrugën drejt BE është në duart e liderëve politikë shqiptarë të cilët duhet të gjejnë një konsensus të qartë për axhendën evropiane “
Mesazhi vjen dy ditë pasi opozita theu bojkotin dhe hyri në sesionin e ri parlamentar.
(s.g/balkanWeb)