Berisha: Zhdukni varrezat e makinave, pastroni Shqipërinë
TIRANE- Kryeministri Berisha u kërkon ministrave marrjen e masave urgjente për pastrimin e territorit shqiptar nga grumbullimet e mbetjeve urbane dhe varrezat e makinave.
“Ku të hedhës sytë të dalin si kartolina turpi”- është shprehur i shqetësuar kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke këmbëngulur në kthimin e këtij shqetësimin në një cështje dite, dhe marrjen e masave për edukimin e fëmijëve për mjedisin që në klasë të parë.
“Zhdukni me shpejtësi kondrat e ndryshkut. Nuk është normale, që një objekt tëndin ta braktisësh duke e bërë të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve të tjerë”- urdhëroi kryeministri.
Gjithashtu urdhëroi dhe ndalimin e hedhjes së qeseve plastike me mbeturina kudo “ku të hedhësh sytë të dalin si kartolina turpi”- nënvizoi kryeministri duke i bërë thirrje qytetarëve “ta bëjmë çështje kryesore të jetës sonë të përditshme. Nuk ka vend më të bukur, ne shkojmë e zhgarravisim me plehra.”
VENDORËT SI AMVISAT TË PASTROJNË
Kryeministri u kërkoi kryetarëve të komunave e bashkive të marrin masa për mirëmbajtjen e terrotorti të tyre, në të kundërt do të ketë sanksione. Madje ai paralajmëroi dhe amendim të ligjit. “Detyra e parë e çdo amvisi është të pastrojë shtëpinë që në mëngjes. Dhe ligji do amendohet.” Kryeministri vuri theksin dhe në marrjen e masave për rritjen e sensibilizimit dhe edukimit për një mjedis të pastër, tek fëmijët që në klasë të parë.
(vazhdon)
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Portal transparent për marrëdhënien administratë- biznes