E Diel, 1 Nëntor 2026

Portal transparent për marrëdhënien administratë- biznes

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot krijimin e një portali sa më transparent për marrëdhënien administratë- biznes. Duke e cilësuar modelin ekonomik të qeverisë si të “sukseshëm dhe që mbrojti vendin nga kriza ekonomike” kryeministri kërkoi ndërmarrjen e politikave favorizuese për klimën e biznesit si dhe lehtësimin e burokracisë.  Biznesi së bashku me reformat e qeverisë “mbrojnë vendin nga kriza ekonomike”- tha kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Më pak burokraci për biznesin. Kërkoj thjeshtim të të gjitha procedurave për biznesin. Ndërtimin sa më parë të portalit zyrtar te vendit ku biznesi të monitorojë rrugën ku janë dokumentet e veta.

Minsitri Pollo po punon për konceptim. Përcaktoni burimet njerezore e materiale”- deklaroi kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Berisha tha gjithashtu rritja e eksporteve është një nga treguesit më thelbësor të rritjes së konkurueshmërisë në ekonomi dhe rritjes së interesit të investitorëve për ekonominë shqiptare. “

Sipas kryeministri në 8 muaj rritja ka qenë 25 miliardë lekë krahasur me 8 mujorin e vitit të kaluar dhe akuzoi opozitën se po bën një propagandë jo të denjë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›