Baraj: Keqardhje për deklaratën e ministrisë së Ekonomisë

Tiranë, 30 gusht, NOA Keqardhje për deklaratën e ministrisë së Ekonomisë. Opozita nuk po sulmon as biznesin dhe as ndonjë biznesmen, por po denoncon me prova e fakte kthimin e qeverisjes në biznes fitimprurës për një grusht familjarësh të oborrit të pushtetit.
Kështu është shprehur sot në një deklaratë për shtyp, deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, pas deklaratës të Durim Krajës.
Goditja denigruese e biznesit dhe e sipërmarrësve me dhunë verbale në media e presioni mafioz të çdo lloji është art i Sali Berishës e pushtetit të tij, të cilin ne do vazhdojmë ta denoncojmë përditë me prova e jo me shpifje, si një pushtet të korruptuar që duhet të largohet një orë e më parë, përfundoi Baraj.
n.e/NOA