Futi kokainë në të mbathura, kapet emigranti

Tronto, 30 gusht, NOA - Kanë mjaftuar 50 gram kokainë të fshehura në të brendshme që një emigrant shqiptar të vihet në pranga nga karabinierët italianë.
Fjala është për një 36-vjeçar shqiptar i cili u arrestua për posedim të drogës në vendin e quajtur San Benedeto të Trontos nga disa policë të skuadrës së rrugorëve të cilët e kanë ndalur atë për një kontroll, ndërsa ai ishte në makinë.
E ndërsa është marrë më pas në polici, atij i janë gjendur edhe 50 gram kokainë të fshehura në këmishë, çka i ka bindur plotësisht karabinierët italianë për ti vënë menjëherë prangat.
Por jo vetëm kaq. Aventura në polici e emigrantit shqiptar nuk ka përfunduar këtu, pasi u zbulua se ai kishte me vete edhe 1.130 në para të gatshme, të cilat sipas policëve italianë mund të kenë qenë fitimet e mundshme nga shitja e kokainës.
Ndërkaq, nga kërkimi i mëpasshëm i shtëpisë, agjentët gjetën edhe 5.500 , ndërsa shqiptari tashmë gjendet i burgosur në Tronto të Italisë.
n.e/NOA