Baraj: “PS-ja fiton 17-19 deputetë në qarkun e Tiranës”
Kreu i PS-së së Tiranës: “Në zgjedhje hyjmë me ekipin më të mirë”. Kandidati i dytë në listën e PS-së për kryeqytetin: Arsyet pse do të na votojnë
Shaban Sulçe
Objektivi i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit është fitimi i 17 deri 19 mandateve të deputetëve në qarkun e Tiranës. Këtë objektiv e zbulon për gazetën “Albania” kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Besnik Baraj, i cili është i dyti në listën e kandidatëve të selisë rozë për këtë qark. Në një intervistë për gazetën “Albania”, Baraj pohon se beteja për Tiranën nuk është konceptuar nga Partia Socialiste si një garë emrash të përveçëm, por si një garë në ekip. “E kam thënë dhe herë tjetër që ne do të marrim 17-19 deputetë në Tiranë. Kjo është e bazuar në vlerësime e sondazhe masive (jo me 1000 zgjedhës) dhe në faktin se ne do të dimë ta mbrojmë votën edhe më mirë se në 2007-n, pasi Berisha suksesin e mendon vetëm nëpërmjet manipulimit”, - tha Baraj.
Zoti Baraj, si e keni pritur kandidimin tuaj në qarkun e Tiranës, ku siç dihet jeni i dyti në listën e PS-së?
Mendoj se është rrjedhojë e një investimi të gjatë, që në tre vitet e fundit u finalizua me të zgjedhurit në krye të PS-së së Tiranës. E konsideroj vlerësim dhe përgjegjësi njëkohësisht. Mendoj se kandidatët e Tiranës, më shumë se çdo qark tjetër, duhet të përmbajnë mesazhin politik, intelektual dhe moral, me të cilin vetë Partia Socialiste i përqaset elektoratit për të sjellë atë ndryshim të kërkuar tashmë nga shqiptarët. Ekipi i qarkut të Tiranës përfshin vlerat e konsoliduara në vite, duke përfshirë dhe aktorë politikë që në lindjen e PS-së, ku do veçoja Islamin, Doklen, Camin etj. Në këtë grupim bëjnë pjesë aktorë të rinj me kontribute në shoqërinë civile, me një sfond formimi profesional të spikatur, ku do përmendja Ditmir Bushatin, Vasilika Hysin etj. Gjithashtu ka dhe protagonistë të rinj të zhvillimeve politike në PS në këto tre vjet, si Saimir Tahiri, Ledi Shamku, Artan Lame, Blendi Çuçi etj.
Cilat janë arsyet që votuesi duhet të votojë për PS-në?
Ajo që ka rëndësi është se votuesi në këtë listë do të gjejë diçka nga vetvetja, do të gjejë motivin për të shkuar dhe votuar në masë të konsiderueshme pro PS-së. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, këtë herë beteja dominohet nga profilet e dy krerëve. Nga njëra anë kemi Berishën, i cili ka 20 vjet në skenën politike, dhe nga ana tjetër Ramën prej 3 vjetësh kryetar partie.
Berisha vjen me ngarkesa shumë më tepër se ish-anëtarët e Byrosë Politike, ka mbi supet e veta vitin ’96, ku u manipuluan zgjedhjet, vitin 1997, ku pati 2500 të vdekur, vitin 1998, grushtin e shtetit, opozitarin destruktiv për 8 vjet. Më pas profil i tij u komprometua me përfshirjen e tërë familjes në afera korruptive të lidhura me pozicionin e tij, për të ardhur te Gërdeci, me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur. Nuk po përmend këtu mega-abuzimin në rrugën Durrës –Kukës dhe çështje si ato të Fazlliçit apo mbrojtjes së krimeve të bëra para ’97-s. Berisha jo vetëm që nuk arriti të luftonte korrupsionin, përkundrazi, u tipizua edhe vetë me këtë imazh, përfshirë dhe familjen e vet. Berisha ka si kartë të tijën futjen në NATO, kur ky kurorëzim është fryt i disa qeverive dhe mbi të gjitha të predispozicionit të SHBA-ve dhe vendeve të tjera të NATO-s. Cilado qeveri që të ishte sot, nëse nuk do të bënte një gabim si në ’97-n, Shqipëria do të anëtarësohej në NATO. Këtë fakt ma kanë pohuar disa atashe ushtarakë të NATO-s që në 2004-2005-n, kur parashihnin se Shqipëria do anëtarësohej në intervalin 2008-2010. Në atë kohë unë punoja si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe drejtoja Ministerialin e Europës Juglindore, ku bënin pjesë dhe SHBA-të në statusin e vëzhguesit.
Nga ana tjetër është Rama, i cili ka produktin më pozitiv në transformimin e Tiranës. Gjatë tre viteve ka marrë kontakte të jashtëzakonshme dhe ka shkelur çdo cep të vendit. Ka një përqasje radikalisht të ndryshme nga Berisha për zhvillimin e vendit, zhvillimin e arsimit, ndjeshmërisë së problematikës së mjedisit përsa i përket ngritjes së industrive ndotëse, bujqësisë, perspektivës së rinisë dhe mbështetjes së saj, rolit dhe vendit të gruas etj. Zgjedhja midis këtyre dy profileve normalisht është pa dilema. Unë kam mendimin se një lider politik në Shqipëri maksimalisht duhet të qëndrojë 8 vjet. Tranzicioni shqiptar do të ishte me i shpejtë nëse do të ndodhte kështu. Ndaj Berisha duhet të largohet.
Si po organizohet PS-ja e Tiranës për përballimin e fushatës elektorale? A është krijuar Shtabi Elektoral?
PS-ja në përgjithësi dhe ajo e Tiranës në veçanti, falë punës sistematike të bërë në vite, eksperiencës dhe shpirtit të vullnetarizmit, futjes së frymës së re është mjaft e organizuar dhe i ka paraprirë trajtimit të problematikës së zgjedhjeve prej një viti. Puna e Partisë është e organizuar në nivel ndarjesh administrative të pushtetit vendor, ku secili organizim ka edhe tiparet që lidhen me zonën përkatëse. Gjithashtu edhe shtabi i qarkut të Tiranës ka kohë që është operacional dhe merret me organizimin dhe administrimin e tërë procesit. Ky shtab, në bashkëpunim me shtabet lokale integron rolin e tërë faktorëve dhe aktorëve shoqërorë e politikë në çdo njësi.
Si do t’i organizoni takimet me elektoratin dhe çfarë kontributi po jep anëtarësia socialiste në fushatë?
Ligji i ri elektoral ka kondicionuar dhe mënyrën e bërjes së fushatës. Zonat nuk do të personalizohen me emra kandidatësh, pra ne do të jemi një ekip që është në lëvizje të vazhdueshme. Kjo nuk do të thotë se përgjegjësia do të jetë e të gjithëve dhe e askujt. Secili do të ketë detyra konkrete, bile do të thosha kapilare deri te qendrat e votimit. Anëtarësia është pa dyshim pjesa më e fortë e PS-së, aty ndërthuren idealizmi me përkushtimin dhe dëshirën për të ndryshuar këtë vend në forma të civilizuara. Të gjithë drejtuesit e PS-së u detyrohen shumë atyre. Ata u janë përgjigjur me mjaft sakrificë lëvizjeve e aktiviteteve të PS-së, edhe pse shumica e tyre janë të pa punë për shkak të politikës së luftës së klasave që Berisha ka ndjekur në mënyrë konstante që nga 1992-shi. Kontributet e tyre do të vlerësohen dhe do të marrin frytet e merituara.
Cili është objektivi i PS-së në qarkun e Tiranës?
E kam thënë dhe herë tjetër që ne do të marrim 17-19 deputetë në Tiranë. Kjo është e bazuar në vlerësime e sondazhe masive (jo me 1000 zgjedhës) dhe në faktin se ne do të dimë ta mbrojmë votën edhe më mirë se në 2007-n, pasi Berisha suksesin e mendon vetëm nëpërmjet manipulimit.
Mund të na jepni disa të dhëna të hollësishme për ndarjen e zonave që u janë bërë kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës?
E thashë edhe më sipër, ne do të veprojmë si ekip, hollësirat ndoshta mund ta lodhin lexuesin.
28 Maj 2009