Prifti dorehiqet nga Kolegji, tentuan t'i vjedhin shtepine
Korce- Tentohet te vidhet banesa e kryetares se Gjykates se Apelit Korce, Entela Prifti. I dyshuari, qe ka qene i denuar me pare per kete veper penale, eshte perballur ne ambientet e shtepise me prinderit e moshuar te gjyqtares se Kolegjit Zgjedhor dhe eshte larguar me shpejtesi, pa mundur te realizoje qellimin e tij. Pas ketij incidenti, gjyqtarja ka dhene doreheqjen per arsye familjare, nga Kolegji Zgjedhor dhe eshte rikthyer ne Korce. Ka qene policia qe ka identifikuar dhe me pas arrestuar, te dyshuarin Daniel Dauti, ndersa po hetohet nese ka pasur bashkepunetore te tjere ne kete krim.
Burime zyrtare te policise, bene te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem, ne lagjen nr. 10 te qytetit te Korces, prane stadiumit "Skenderbeu". Policia tha se ka qene 20 vjecari Daniel Dauti, i dyshuari si autor i vjedhjes se mbetur ne tentative, ne apartamentin ne katin e shtate te nje pallati te ri. Dauti, banor po i kesaj lagjeje, ka kujtuar se ne banesen e gjyqtares nuk gjendej njeri. Ai ka shfrytezuar kabullin e nje antene si litar, per te hyre fillimisht ne ballkonin e shtepise dhe me pas ka hyre ne ambientet e brendshme te saj. Aty eshte perballur me prinderit e moshuar te gjyqtares Prifti, dhe pasi i ka shtyre ata, i dyshuari ka mundur te dale duke u larguar nga banesa.
Burime te policise bejne te ditur se Viktor Prifti, babai i gjyqtares, ka njoftuar policine, e cila ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. Pasi ka grumbulluar te gjitha deshmite dhe gjurmet e mbetura ne vendin e ngjarjes, policia nuk duket se e ka pasur te veshtire per te identifikuar autorin. Por krahasimi i gjurmeve te gishtave, brenda disa ores beri te mundur identifikimi i autorit dhe me pas, agjentet e policise kriminale bene edhe arrestimin e 20 vjecarit Daniel Dauti.
Pas verifikimeve te kryera ne dosjey hetimore, ka rezultuar se Dauti eshte nje emer i njohur, per shume vjedhje te kryera ne qytet. Madje sipas krereve te policise, 20-vjecari sapo ishte liruar nga burgu, per nje vjedhje te kryer disa kohe me pare. Po hetohet per te zbuluar nese me te riun ka pasur ndonje bashkepunetor tjeter dhe nese ka qene i armatosur kur ka hyre ne banese. Por sipas deshmise se te moshuarve, 20-vjecari nuk ka mundur te marre asgje.
D. Zisi