Barak: Irani është në panik

“Kemi pare raportimet ne media për stërvitjen e madhe ushtarake të Iranit në ngushticën e Hormuzit dhe lëshimin e raketave. Dua te them se, sipas mendimit tim, kjo reflekton mbi të gjitha panikun për shkak të sanksioneve”, tha Barak.
Në anën tjetër, Franca është e bindur se Irani po zhvillon armë bërthamore dhe se duhet të përballet me sanksione më të rrepta, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Alain Juppe.
Ai u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ngrinë pasuritë iraniane dhe të vendosin embargo ndaj eksportit të naftës.
Nga ana e tij, Irani ka deklaruar se nuk i trembet kërcënimit të sanksioneve. Të martën, Teherani mohoi zërat se vlera e ulët e valutës së tij kishte lidhje me masat ndëshkuese të Shteteve të Bashkuara.
Teherani ka mohuar gjithashtu akuzat e Perëndimit se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, duke thënë se programi i tij është paqësor dhe se teknologjia bërthamore i duhet për të prodhuar energji elektrike.