Gjermania do e dominojë Evropën

Ish futbollisti i Bayern Munichut, Willy Sagnol mendoj se Gjermania do ta dominojë futbollin evropian në dekadën e ardhshme. Ish përfaqësuesi francez beson se struktura e futbollit gjerman i jep avantazh atij karshi vendeve tjera.
“DBF ka model për futboll. Struktura në Gjermani është më stabile. Ky vend do të dominojë në futbollin evropian në 10 vjetët e ardhshëm. Gjermania nuk ka dobësi”, deklaroi aktualisht drejtori sportiv i Kombëtares franceze për magazinën gjermane, Kicker.
Sa i përket përfaqësueses gjermane, ish mbrojtësi i djathtë thotë se këtij ekipi i mungon një lider i vërtetë.