E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk jam sikur Xavi e Iniesta

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger nuk mendon se luan njëjtë si dyshja spanjolle e Barcelonës, Andres Iniesta Xavi Hernandez.

Ditë më parë, trajneri i Bavarezëve, Jupp Heynckes e kishte krahasuar yllin gjerman me dy maestrot e mesfushës.

“Ata të dy janë lojtarë të rrezikshëm, nuk ka dyshim për këtë. Por, unë jam paksa më ndryshe, sidomos në aspektin fizik. Unë fitoj shumë topa në ajër, falë fizikut tim. Unë po ashtu bëj zgjidhje tjera, për t’u krahasuar me ta. Por, natyrisht se jam i vetëdijshëm se çka po dëshiron të thotë Jupp”, deklaroi 27 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›