E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku: Të fundit në Evropë për mësimdhënien, fajtor qeveria

Duke cituar reaguar në lidhje me vlerësimin PISA (Programme for International Student Assessment), që sipas kësaj partie, e rendit Shqipërinë për sa i përket performancës së nxënësve të moshës pesëmbëdhjetë vjeçare në shkenca, matematikë dhe lexim të fundit në Evropë dhe të pestën nga fundi në botë, Shamku tha sa faji i të gjithë kësaj është i kryeministrit, Berisha.

“Është dështimi i Sali Berishës që sot cilësia e mësimdhënies në shkollat shqiptare i la djemtë e vajzat tona të fundit në Ballkan, të fundit në Europë e madje edhe pas vendeve si Kazakistani e Tunizia. Vetëm një javë më parë ministri i Saliut doli dhe gënjeu publikisht pa pikën e turpit duke manipuluar të dhëna për vende të dyta a të treta, dhe duke e krahasuar Shqipërinë jo me Evropën, as me botën, por me veten”, u shpreh ajo.

Sipas deputetes së opozitës, investimi i prindërve shqiptarë për fëmijët e tyre shkon dëm.  “Kjo renditje e turpshme dhe e dhimbshme në fund të listës do të thotë, që Sali Berisha, jo vetëm po çon dëm investimin e miliona prindërve, jo vetëm që po çon dëm mundin e mijëra arsimtarëve, por po hedh në erë edhe ëndrrën për zhvillim vetjak e kombëtar të gjithë shqiptarëve”, vijoi ajo./Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-20 15:10
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›