E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama dhe Michelle, dorë për dorë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë

 

Pas shënimit të 100 ditëve të suksesshme në presidencë, presidenti amerikan, Barak Obama më në fund gjeti kohën të darkojë me gruan e tij, Michelle. Destinacioni i tyre ishte Citronelle, Georgetown ku punon një nga kuzhinierët më në zë të Uashingtonit. Menyja ishte përgatitur posaçërisht për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Lajmi i pranisë së tyre në restorantin francez u përhap me shpejtësi dhe qindra vetë u mblodhën për të parë presidentin dhe gruan e tij ndërsa hanin në restorant. Çifti Obama kanë qenë klientë të përhershëm në këtë restorant, por gjatë punës për realizimin e 100 ditëve të para në presidencë, Obama nuk ka gjetur kurrë kohën të dalë për darkë me bashkëshorten e tij. Presidenti me zonjën e parë dolën në gjashtë të pasdites (me orën lokale) nga Shtëpia e Bardhë. Ajo ishte veshur me një këmishë të bardhë me rripa të gjatë dhe me një palë pantallona të zeza. Kur u kthye çifti bëri një shëtitje kapur për dore në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Barak Obama dhe Michelle e bënë rrugën e tyre për në Shtëpinë në këmbë, duke shëtitur dorë për dore nën pemët e Shtëpisë së Bardhë. Ata shëtitën për 8 minuta në këmbë. Ky ishte një ndryshim, një darkë e qetë dhe një shëtitje pas një pune intensive në Shtëpinë e Bardhë. Detajet e darkës dhe shëtitjes së tyre të rrallë janë ndjekur nga mijëra sy dhe aparate. Tashmë shëtitja e çiftit presidencial, nga një darkë intime është kthyer pothuajse në një takim për së largu ‘kolektiv’, duke i kujtuar çiftit Obama çmimin e jetës presidenciale: Nuk ka më privatësi, sytë e botës janë mbi ta!  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›