Barak Obama zgjedh: Joe Biden do të jetë njeriu im
Barak Obama të shtunën ka emëruar veteranin e Senatit, Josef Biden, si kandidati i tij për postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, duke forcuar pikët e tij në politikën e jashtme të vendit.
Pas orësh spekulime në media se cili do të ishte kandidati misterioz i Obamës, senatori 47-vjeçar nga Illinois konfirmoi se ka zgjedhur senatorin nga Delaware, 65-vjeçarin Biden. “Kam zgjedhur Joe Biden për kandidatin tim si zëvendës”, ka shkruar Obama në e mail-et dhe sms-të drejtuar nga stafi i fushatës së tij për miliona mbështetësit në mbarë vendin. “Jam i emocionuar që do të kryej vazhdimin e fushatës së bashku me Joe, por asnjëri prej nesh nuk mund ta vazhdonte këtë udhë vetëm. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të vazhduar ndërtimin e lëvizjes sonë për ndryshime”, ka cituar ai. Në orën 3 të pasdites me orën lokale, ata u paraqitën së bashku për mitingun e parë në Springfield, Illinois, shtëpia e presidentit Abraham Linkoln, ku Obama nisi garën për në Shtëpinë e Bardhë në shkurt 2007. Biden tashmë do ta ndjekë Obamën në një turne në katër shtete në perëndim, duke përfunduar në Denver për konventën e demokratëve javën e ardhshme. Ai do të flasë të mërkurën dhe do të ndiqet nga Obama të enjten. Adresa zyrtare e fushatës së tyre tashmë shkruan “Obama-Biden”. Por kundërshtari i tij, Xhon Mekein, tha se zgjedhja e Obamës për Biden tregon se ai vërtet nuk është gati të jetë president i vendit. Në një deklaratë të vitit të kaluar, Joe Biden ka thënë në një intervistë televizive se beson që Obama me eksperiencën që ka nuk është ende gati të marrë presidencën e Shteteve të Bashkuara. “Nuk ka pasur asnjë kritikë më të ashpër për mungesën e eksperiencës së Barak Obamës se sa ajo e senatorit Joe Biden”, ka thënë zëdhënësi i Mekein, Ben Porritt në një deklaratë. Por demokratët e kanë vlerësuar si mjaft të zgjuar zgjedhjen që ka bërë Obama. Ata të dy do të plotësojnë njëri-tjetrin. Edhe vetë rivalja më e fortë e Barak Obamës deri para pak javësh, Hilari Klinton, tha se “Senatori Biden do të jetë një zëvendës president dinamik, i cili do ta mbështesë dhe ndihmojë mjaft mirë Barak Obamën”. Kandidati republikan, Mekein, mund të njoftojë zgjedhjen e tij për zëvendëspresident javën e ardhshme. Ka spekulime se senatori Mekein mund ta bëjë publike zgjedhjen e tij në 29 gusht, ditën e ditëlindjes së tij, një ditë pas përfundimit të punimeve të konventës së demokratëve. Njoftimi zyrtar për zgjedhjen e Biden u bë pak kohë pasi disa rrjete mediatike amerikane nisën të njoftonin për të. “Barak ka zgjedhur Joe Biden të kandidojë si zëvendësi i tij”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të botuar në faqen e internetit të fushatës së Obamës. Më tej në deklaratë thuhet se senatori Biden do t’i sillte fushatës për president të senatorit Obama “përvojë të gjerë në fushën e politikës së jashtme” dhe një histori të suksesshme në bashkëpunimin përtej kufijve partiakë. Zoti Biden, 65-vjeçar, ka shërbyer për tre dekada në senatin amerikan dhe është shumë i respektuar për sa u përket çështjeve të politikës së jashtme.
Variantet e Mekein
Dy bashkudhëtarë për garën presidenciale të senatorit republikan Xhon Mekein, për postin e zëvendëspresidentit, janë ish-guvernatori nga Masaçusets, Mitt Romney dhe Guvernatori nga Minesota, Tim Pawlenty. Por dy ndihmësit kryesorë të 71-vjeçarit Mekein, Çarli Blek dhe Nikol Uallas, të cilët gjatë gjithë kohës janë me kandidatin dhe ndjekin nga afër çdo zgjedhje dhe çdo mundësi të tij, kanë qëndruar gjatë tri ditëve të fundit në shtëpinë e tij pranë shkëmbinjve të kuq në Sedona, por nuk kanë dhënë asnjë përgjigje ekzakte se cili nga këta të dy do të jetë i përzgjedhuri i Mekein që do të konkurrojë dhe debatojë krah për krah me të në zgjedhjet e 4 nëntorit. Por njerëz të afërt të tij thanë se Mitt Romney, ish-guvernatori i Masaçusets, mbetet mundësia më e fortë për zgjedhje.
Kush është Joe Biden
Pika më e fortë e senatorit Joseph Biden është politika e jashtme. Senatori nga Dalaware është aktualisht kreu i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan. Biden është i gjallë dhe luftarak në sulmet ndaj kundërshtarëve dhe ka përvojë në garat presidenciale, madje ishte në garë me Obamën për zgjedhjet e viti 2008, por u tërhoq në muajin janar. Hera e parë që Biden ka kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara ka qenë në vitin 1988, por atëherë u tërhoq pasi e pranoi se kishte përdorur si të tijin pjesë nga një fjalim i udhëheqësit të laburistëve britanikë të asaj kohe, Neil Kinnock. Biden ka përfaqësuar në shtetin e tij Delaware në Senatin amerikan që nga viti 1972 dhe ka drejtuar tri herë Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Biden ka lindur në vitin 1942 në Scranton, Pensilvani. Ai ishte një nga katër fëmijët e një familje katolike irlandeze. Familja u vendos më pas në Delaware, ku ai ndoqi studimet në Shkollën Juridike “Syrakuse”. Sipas analistëve, senatori mund të luajë një rol të rëndësishëm në sigurimin e mbështetjes së atyre votuesve nga shtresa e mesme e intelektualëve dhe nëpunësve, të cilët senatori Obama deri tani nuk ka arritur t’i bëjë për vete. Fillimisht ai votoi pro luftës në Irak, por tashmë ka mbështetur idenë e federalizimit të Irakut, duke e parë ndarjen e butë të vendit përgjatë kufijve etnikë, si rrugëzgjidhje për konfliktin. Djali i tij, Beau, Prokurori i Përgjithshëm në Delaware, është kapiten në Gardën Kombëtare dhe njësiti i tij pritet që të dislokohet së shpejti në Irak. “Unë nuk dua që të shkojë”, ka thënë Biden.
“Biden, një lider me përvojë”
Senatorja nga Nju Jorku dhe rivalja më e fortë e Barak Obamës nga demokratët, Hilari Klinton, e ka vlerësuar zgjedhjen e senatorit Joe Biden si kandidati për zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara. Senatorja Hilari Rodham Klinton e ka quajtur Biden “si një njeri jashtëzakonisht të fortë, një lider me përvojë të pasur dhe një shërbyes të devotshëm të publikut”. Edhe kreu i shumicës në Senat, demokrati Harri Reid, tha se bileta Obama-Biden do të sjellë ndryshimet e nevojshme për të cilat, sipas tij, kanë nevojë Shtetet e Bashkuara.