Kondicionerët në spital,“luksi” në dhomat e mjekëve
Është domosdoshmëri për të mos e rënduar më tepër të sëmurin, por cilësohet ende luks. Të flasësh për ajër të kondicionuar në spitalet tona, është si të kërkosh qiqra në hell.
Zirina Llambro
Në këto ditë të nxehta, në çdo pavijon të Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" të presin të njëjtat kushte. Dhoma, ku është gati e pamundur të qëndrosh për shkak të ajrit mbytës dhe dritare të hapura që sjellin një vapë të padurueshme. Bashkë me të, futen brenda mizat e mushkonjat apo pluhur pafund. Spitali i ri që po ngrihet përballë godinës së 6-katëshit, të krijon idenë se je në një kantier ndërtimi, e jo në qendrën më të madhe spitalore të vendit. Kësaj panorame i shtohen edhe makinat që lëvizin e parkohen kuturu pa pikë rregulli. Të përballosh vapën në një dhomë me disa të shtruar, është stërmundim për të gjithë të sëmurët. Më shumë e vuajnë këtë situatë pacientët e shtruar nga zemra apo të sapooperuarit. Thuajse të gjithë kanë sjellë ventilatorë nga shtëpitë. Edhe me ta në prizë, gjendja mbetet njësoj.
Diferencimi
Përkundër kësaj situate, mjekët e kanë zgjidhur problemin. Nëse i hedh me vëmendje një sy godinës se 6-katëshit, duket qartë diferenca. Në anën e majtë janë dhomat e mjekëve. Nga kati i parë deri në të fundit janë të instaluar kondicionerët. Këtë e dëshmojnë edhe fotot ballore të godinës. Ana e djathtë është e popullit. Dritaret e hapura, ku me perde e ku pa, tregojnë se pikërisht atje trajtohen pacientët. Nuk kanë shanse të duken "aparatet e luksit", që nuk mungojnë as në lokalet më të rëndomta. Është normale që stafi i bluzave të bardha të ketë trajtim të veçantë e t'ia krijojë kushtet vetes. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Po ndërkaq, kush mendon për ata të moshuar që halli i sjell në kardiologji? Vizitën e mjekut, e paguajnë me aritminë e theksuar për shkak të duhmave të nxehta të ajrit në dhomë. Kjo, ndonëse janë pikërisht ata që kanë më shumë nevojë për kushte të përshtatshme gjatë kurimit.
Investimet e munguara
Spitali më i madh në vend është në krizë. Nuk ka nevojë të shtosh asgjë. Kemi gjithë këto muaj që dëgjojmë të njëjtin refren. S'ka ilaçe, s'ka reagentë, nuk bëhen analizat. Vëmendja ka qenë e fokusuar vetëm këtu. Sakaq, si nën zë, është folur gjatë analizave e intervistave të drejtuesve edhe për investimet. Në më shumë se tre vjet përmenden vetëm lulishte që po ndërtohen brenda territorit të QSU-së, rrugë që po shtrohen. Të gjitha me kosto disamilionëshe. Ndërsa është blozë nga brenda, sipas drejtuesve, qendrës më të madhe spitalore, puna na i çaloka pikërisht te hapësirat e gjelbërta. Në fakt, as këto nuk u bënë kurrë. Sa i përket spitalit të ri apo shtesave te godinat e vjetra, të gjitha janë financime të huaja. Fondet e donacionet nuk kanë munguar asnjëherë në QSU. Shumë pavijone të rikonstruktuara disa herë, janë sërish copë-copë. Edhe atje ku është vënë dorë, punët janë bërë shkel e shko. Ndoshta është shumë të kërkosh ajër të kondicionuar atje, ku pacientët transferohen tek privati edhe për analizën më të thjeshtë. Është dhe do të mbetet edhe për disa vite luks vetëm i mjekëve.