Meta përgjigje Berishës
Berat -Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është ndalur në Berat ku ka zhvilluar takim me qindra përkrahës të kësaj force politike. Meta shprehu bindjen e tij, se kandidatët e LSI do të jenë fitues, sepse përfaqësojnë vlerat më të mira dhe janë të lidhur ngushtë me komunitetin e kësaj zone, dhe njëkohësisht LSI do të dalë forcë e parë politike në Berat, në zgjedhjet e 28 Qershorit. Kreu i LSI-së, tha se Koha për Veprim, për Sali Berishën është Koha për Largim. Unë dua t’i them Sali Berishës nga Berati, u shpreh Meta, që “jo vetëm nuk ke lidhje me Skënderbeun dhe e ke bërë gjithë Shqipërinë te qeshë kur ka dëgjuar marrëzinë tënde, por ne do të tregojmë ty vendin e merituar, në 28 Qershor, se ti na u hoqe si një patriot i madh, por çështjen çame e flake tutje”.
Meta theksoi se Plani për Veprim i LSI synon të ofrojë perspektiva të reja për të gjithë shqiptarët, një dinamikë krejt ndryshe nga ajo aktualja për ndryshimin e vendit, e cila nuk mund të vijë përmes fjalëve, deklaratave, përmes fjalimeve, por vetëm përmes Kohës për Veprim.
“Plani ynë për Veprim, fillon pikërisht me punësimin dhe jo më kot ne e theksojmë çështjen e punësimit si çështjen themelore që ka sot vendi, që kanë sot shqiptarët dhe mbi të cilën do të ndërtohen të gjitha politikat shtetërore, qeverisëse, fiskale dhe arsimore. Sepse shqiptarët do të kenë mirëqenie vetëm duke u bazuar tek puna dhe tek djersa e tyre, vetëm në këtë mënyrë do të kemi rritje të prodhimit, do të kemi edhe rritje të ekonomisë dhe produkteve tona”-tha Ilir Meta ka Beratit.
Ai premtoi hapjen e 100 mijë vendeve të qëndrueshme të punës gjatë 4 viteve të ardhshme. Meta garantoi se Berati do të jetë një përparësi për LSI. “Një nga prioritetet tona, dhe imi në veçanti, do të jetë që këtë status që ka Berati ta kthejmë në një mundësi për të tërhequr për të përthithur dhe për të paraqitur projekte sa më të mëdha në institucione të ndryshme ndërkombëtare që merren me kulturën dhe me trashëgiminë historike”-deklaroi Meta.