Mustafaj: Lamtumirë politikë
Tiranë -Një nga eksponentët e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj ka deklaruar sot se tërhiqet nga gara për kreun e PD-së, për Tiranën. Gjatë një konference për mediat, ai ka deklaruar se do të tërhiqet, përveç garës edhe nga politika. “Këto katër vite, nuk do të merrem me politikë. Nuk kam asnjë plan që ka lidhje me politikën”-deklaroi ai për mediat. Mustafaj theksoi edhe njëherë se është shkelur statusi i partisë për zgjedhjen e kreut të degës së Tiranës.
Ish-ministri i Jashtëm, kohët e fundit pati një tërheqje nga politika dhe brenda strukturave të partisë më të madhe në pushtet. Megjithatë, duket se gjithçka është bërë zyrtare vetëm sot, kur ai ka bërë deklaratën surprizë, duke u tërhequr. Pak muaj më parë, Mustafaj shprehu dëshirën e tij për të drejtuar degën më të madhe të partisë, atë të Tiranës, dëshirë e cila nuk pati mbështetjen e shefit të tij, kreut të PD-së, Sali Berisha.