Barazhi vendos për Trapattonin

Giovanni Trapattoni hyn në përballjet e barazhit për Euro 2012 kundër Estonisë i vetëdijshëm se humbja do t’i kushtojë me punë si selektor i Republikës së Irlandës.
I pyetur nëse kjo mund të jetë java e tij e fundit në detyrë, Trapattoni u përgjigj: “Po, po”. “Por, nuk jam i nervozuar sepse e njoh futbollin”. Republika e Irlandës nuk është kualifikuar për ndonjë garë të rëndësishme ndërkombëtare nga Kampionati botëror 2002.
Por, ata janë favorit përballë Estonisë për të siguruar pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.