Abbiati ka edhe dy objektiva

Portieri i Milanit, Christian Abbiati ka bërë të ditur se ka edhe dy objektiva për të realizuar para se të përfundojë karrierën. 34 vjeçari është shprehur i uritur për sukses të mëtutjeshëm me Rossonerët.
“Dua të fitoj sërish Ligën e Kampionëve me Milanin. Po ashtu, para se të pensionohem dua t’i ndihmojë klubit të vendos yllin e dytë në fanellë”, tha Abbiati për Studio Sport.
Në futbollin italian, yjet në fanellë vendosen për çdo dhjetë tituj të kampionit, Milan është aktualisht në kuotën 18.