Reina, portieri më i mirë në Premierligë

Trajneri i portierëve të Liverpoolit, John Achterberg beson se Pepe Reina është më i miri në Premierligë.
Prej ardhjes së tij në Anfield nga Villarreal më 2005, spanjolli është shndërruar në njërin prej portierëve më të respektuar në futbollin anglez. Por, Achterberg nuk ka dyshime se Reina është më i miri në ligë.
“Ai është në krye. Mënyra si e lexon lojën është e veçantë. Ai nganjëherë reagon edhe para se të bëhet pasimi. Reina është tre ose katër sekonda më i shpejtë se portierët e tjerë”, tha Achterberg për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.