E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keita mirëpret Liverpoolin

Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita ka thënë se është “fantastike” që spekulohet se mund të transferohet në Liverpool, por insistoi se nuk do të merr vendim rreth të ardhmes së tij deri në fund të sezonit.

El Mundo Deportivo së fundmi ka raportuar se Liverpool ka kontaktuar me Barcelonën për mundësinë e transferimit të Keitas në janar por futbollisti nuk ngutet.

“Liverpool është klub i madh, është fantastike të dëgjojë se janë të interesuar në mua. Në futboll asgjë nuk është e sigurt andaj më mirë të presim deri në fund të sezonit”, tha Keita për Skysports.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›