E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arteta lavdëron Van Persien

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se kapiteni Robin van Persie është njëri prej futbollistëve më të mirë me të cilët ka luajtur.

Arteta iu bashkua Arsenalit gjatë verës dhe është dëshmitar i formës së shkëlqyeshme të Van Persiet gjatë këtij sezoni. Holandezi ka realizuar 11 gola nga po aq ndeshje të deritashme në Premierligë.

“Ai është në mesin e tre ose katër futbollistëve më të mirë me të cilët kam luajtur, një talent natyral. Ai shënon gola dhe luan bukur. Jemi të kënaqur që e kemi në ekip”, tha Arteta për uebfaqen e Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›