E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mund të fitojë Euro 2012

Sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose beson se skuadra e tij mund të fitojë Euro 2012.

Ekipi i Joachim Lowit siguroi pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë duke fituar të gjitha dhjetë ndeshjet e fushatës kualifikuese. Dhe, Klose beson se ekipi mund të rrëmbejë titullin.

“Gjermania është skuadra më e fuqishme në Evropë. Ne mund të fitojmë Kampionatin evropian vitin e ardhshëm, pa dyshim”, tha Klose gjatë një konference për shtyp. Pavarësisht moshës 33 vjeç, Klose vazhdon të jetë anëtar i rëndësishëm i Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›