Barazia gjinore, në ligj dhe në praktikë
Maud de Boer-Buquiçhio
Përveç faktit se barazia mes burrave dhe grave ka qenë një prioritet politik për disa kohë në Evropë, progresi mbetet shumë i ulët. Edhe pse gratë kanë po ato të drejta si dhe burrat, ato nuk kanë të njëjtin akses në mundësitë e ofruara për burrat dhe ankimet për të drejtat e tyre janë shpesh të pasuksesshme. Në disa fusha, siç është diferenca në rrogë, vlerësimet tregojnë që është afër 20%, madje në disa vende është konstatuar regres. Një indikator më domethënës në këtë drejtim është aksesi i grave për të kandiduar për poste politike: gratë mund të zgjidhen , por prezenca e tyre, me disa përjashtime, është ende marxhinale në jetën politike. Në 2003-shin Këshilli i Evropës rekomandoi se përfaqësimi si i grave, edhe i burrave në çdo organizëm vendimmarrës në jetën politike apo publike nuk duhet të bjerë nën 40 %. Megjithatë një raport i publikuar së fundmi tregon se numri mesatar i grave ministre është 28.6% dhe përfaqësimi mesatar i grave në Parlamentet Kombëtare nuk është më shumë se 21.7%. Ka pasur një progres që nga 2005, ku vetëm 19.9% e ministrave ishin gra, por situata në Parlamente nuk ka ndryshuar.
Shumica e ligjeve dhe rregulloreve diskriminuese janë reformuar dhe hequr gjatë dekadave të fundit dhe shumë politika janë shtruar. Megjithatë, gratë ende nuk i kanë të njëjtat mundësi për shkak të problemeve siç janë dhuna, marxhinalizmi i jetës politike dhe ekonomike, diskriminimi në punësim dhe vështirësitë në pajtimin e jetës profesionale dhe private.
Barazia e vërtetë gjinore nuk implikon vetëm barazi në ligj, por do të thotë gjithashtu, se gratë dhe burrat kanë vizibilitete të barabarta, fuqizim, përgjegjësi dhe pjesëmarrje në të gjitha sferat në jetën publike dhe politike.
Barazia nuk implikon domosdoshmërisht trajtimin e njerëzve në të njëjtën mënyrë, madje është krejt e kundërta. Në fakt, problemi i pabarazisë mes burrave dhe grave duhet zgjidhur duke përdorur një politikë diferencimi. Shumë politika janë vënë në funksionim në Evropë vitet e fundit - përfshirë aksionin pozitiv si kuotat, programet për të mbështetur nevojat specifike të grave, promovimi i edukimit të grave dhe të projekteve të biznesit të drejtuara nga gratë. Ato kanë prodhuar rezultate të pakta, por ne kemi nevojë të vlerësojmë impaktin e tyre dhe të formulojmë të tjera, në rast se nuk janë mjaftueshëm eficiente.
Ne kemi nevojë për aksione konkrete me objektiva specifike, në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e grave në organet vendimmarrëse. Gratë kanë nevojë të jenë financiarisht të pavarura dhe qeveritë duhet të sigurohen se barazia është e respektuar në tregun e punës.
Masat e barazisë gjinore nevojiten për të ndihmuar prindërit të pajtojnë jetën e tyre profesionale dhe familjare, për shembull nëpërmjet zhvillimit të shërbimeve cilësore për familjet, rishikimi i kohës së punës dhe shkollës dhe ndarja e barabartë e kujdesit dhe përgjegjësive shtëpiake.
Ne duhet ta vendosim barazinë gjinore në zemër të aksionit politik. Dhënia e një dimensioni të barazisë gjinore të gjitha politikave publike, përpunimi i buxheteve publike, ngritja e çështjeve të nevojave të ndryshme dhe specifike të burrave dhe të grave dhe rritja e aksionit pozitiv janë hapa imperativë.
Ka shumë mundësi që këmbëngulja mbi rolet gjinore dhe faktorët e thellë kulturorë kanë penguar progresin e mëtejshëm. Vetëm duke vepruar në rrënjët e problemit ne do të jemi efektive. Nevojitet një ndryshim kulturor, një ndryshim që arrihet vetëm nëpërmjet edukimit në shkollë dhe brenda familjes dhe me angazhimin e plotë të medias. Për sa kohë që stereotipat mbeten, diskriminimi do të vazhdojë, sepse sot ata janë - dhe jo ligjet apo rregulloret - pengesat kyçe për avancimin grave.
Në krizën e sotme ekonomike dhe sociale ka një rrezik për të ulur vëmendjen për politikat e barazisë gjinore. Ky do të ishte një gabim. Këto politika nuk duhet të konsiderohen një kosto, por një investim. Ato mund të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në shoqëri, duke lejuar përdorimin e plotë të kompetencave, aftësive dhe kreativitetit, si të grave edhe të burrave.
Të luftohet diskriminimi është një rrugëtim i gjatë, por ne duhet ta shkurtojmë distancën. Në të ardhmen, kur të mos ketë më lajme se një grua u zgjodh apo u emërua në një post të rëndësishëm apo kurdo që një grua arrin diçka që burrat nuk e kanë arritur për dekada apo edhe për shekuj, barazia midis grave dhe burrave do të jetë më afër realitetit.
Barazia mes grave dhe burrave në ligj dhe në praktikë është një pjesë integrale e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Ne nuk mund ta përballojmë t'i lemë pabarazitë të vazhdojnë, sepse pa barazi demokracia është e paplotësuar.
*Zëvendëssekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës. Shkrim posaçërisht për "Panorama"