Modric, më së shumti pasime në Premierligë

Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric ka bërë më së shumti pasime deri më tani gjatë 23 xhirove në Premierligë.
Ylli kroat ka kompletuar gjithsejtë 1691 pasime, mesatarisht 73 për ndeshje. Statistikat e tij janë të nivelit të yjeve të Barcelonës Xavi dhe Andres Iniesta, që konsiderohen si plejmejkerët më të mirë në botë.
Përveç lidhjes së lojës, Modric ka asistuar gjashtë herë, derisa ka realizuar tre gola për Tottenhamin në Premierligë. Një futbollist i tillë do të jetë shumë i dobishëm edhe për Kroacinë në Euro 2012.