E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim në “derbi”, Fenerbahçe përmbys

• Përballja e parë evropiane në historinë e Arsenalit dhe Liverpulit përfundon 1-1, me dy gola të shënuar në mesin e pjesës së parë.

Në fillim ishte Adebajor ai që trondit rrjetën në minutën e 22-të, kur gjuan saktë me kokë pas një goditje nga këndi. Vetëm pas 4 minutash, Xherard driblon disa lojtarë duke depërtuar në të majtë, pason në qendër për Kujt, që s’e ka të vështirë të shënojë e të barazojë 1-1. Deri në fund asnjë ndryshim. Të shtunën tjetër përballje mes tyre në kampionat. Pas 6 ditësh, ndeshja e kthimit në “Anfield Road”. Në Stamboll, skuadra e Fenerbahçes ka firmosur surprizën e mbrëmjes, pasi ka mundur Çelsin 2-1, duke përmbysur me zemër disavantazhin 1-0. Blutë kanë dominuar në pjesën e parë dhe me të drejtë kanë arritur të kalojnë në avantazh. Gjithçka, vjen falë një autogoli të realizuar nga Deivid. Gjithsesi, në pjesën e dytë skuadra e Grantit humbet shumë raste dhe humbet përqendrimin në fushë. Skuadra e Zikos përfiton e përmbys gjithçka. Në fillim barazon Kazim Riçards e në minutën e 80-të Deivid fikson shifrat në 2-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›