Ilion Lika rrëfen jetën në qytetin “e frikshëm”
• Grozni në rusisht përkthehet “i frikshëm”, por Ilion Lika, portieri i Kombëtares shqiptare që luan me skuadrën e këtij qyteti, FC Terek Grozni thotë të kundërtën e saj.
Jetmir Halilaj
Ai jeton prej dy muajsh në qytetin çeçen dhe ndihet mjaft mirë në këtë vend. Në një intervistë të dhënë për “Panorama”, ish gardiani i Dinamos dhe i Elbasanit rrëfen jetën e tij në Rusi.
Lika si po kaloni te skuadra juaj e re?
Ndihem mirë, sepse këtu më kanë pritur shumë mirë. Kemi zhvilluar deri tani tre ndeshje në dy nga të cilat unë kam luajtur si titullar, ndërsa tek tjetra mungova për shkak se kisha një shqetësim në gju. Megjithatë tani jam mirë dhe besoj se në takimin e radhës do të luaj nga minuta e parë.
Po me rusishten si keni ecur?
Për të qenë i sinqertë deri tani kam mësuar vetëm pak fjalë, sepse shumicën e kohës kam komunikuar në anglisht me stafin dhe shokët. Më ka ndihmuar fati që në të kaluarën kam pasur të huaj në skuadër dhe disa terma futbolli në anglisht i di mirë, por kjo nuk mjafton. Madje drejtuesit e klubit më kërkuan që unë të filloja ndonjë kurs rusishteje, pasi shumica e lojtarëve të formacionit bazë janë rus ose ukrainas dhe nuk dinë mirë anglisht dhe unë duhet të mësoj sa më parë rusishten. Portieri ka rol dirigjenti në fushë dhe unë duhet të mësoj sa më shpejt të komunikoj me ta.
Në Shqipëri kur përmendet fjala Groznei ose Çeçeni gjëja e parë që të vjen ndërmend është një vatër e nxehtë konflikti....
E vërtetë është, sepse edhe unë kështu mendova në fillim, por është krejtësisht e kundërta. Groznei është një qytet shumë i qetë dhe njëkohësisht shumë më i vogël se Tirana. Këtu mund të shkosh nga njëri skaj i qytetit, në skajin tjetër brenda pesë minutave me makinë. Njerëzit e ndjejnë shumë futbollin, por edhe kushtet janë shumë të ndryshme, sepse këtu investohet shumë për këtë sport dhe jeta futbollistike ka një tjetër ritëm. Megjithatë edhe këtu kur iu përmend Shqipërinë, fillojnë t’i lidhin gjërat me ngjarjet e vitit 97-të, ose me Kosovën dhe unë me rusishten time të çalë e kam të vështirë t’ua shpjegoj se gjërat kanë ndryshuar.
Sa prej shokëve të skuadrës kanë njohuri për vendin tonë?
Një pjesë e mirë e tyre janë ballkanas, nga Bullgaria nga Maqedonia apo nga Kroacia dhe dinë shumë gjëra për vendin tonë. Ndërsa pjesa tjetër, por sidomos rusët thuajse nuk e kanë idenë se ku i bie Shqipëria.
Aktualisht ku ndodheni?
Jam në një lokal me menaxherin tim dhe me drejtorin sportiv të klubit, po pimë një kafe.
Si e bëjnë kafen aty?
Tmerrësisht të keqe (qesh). Më ka marrë malli për kafen e Shqipërisë, madje këtu kafen e bëjnë më të keqe edhe se në Turqi.
A ju ka marrë malli për Shqipërinë?
Po, shumë. U bënë dy muaj që jam këtu dhe sigurisht që më mungon familja ime dhe njerëzit e mi. Javën e ardhshme pres që të vij këtu edhe bashkëshortja ime dhe mezi po e pres. Shpesh herë kisha dëgjuar se futbollistët që luajnë jashtë Shqipërisë bëjnë jetë të paparë, por nuk është ashtu, sidomos kur je në fillimet e tua, pasi ka shumë vështirësi. Megjithatë, s’jam penduar që kam ardhur këtu, sepse ndryshimi në aspektin profesional është i dukshëm.
Keni ndërmend të qëndroni gjatë aty, apo shpresoni që kjo t’ju shërbejë si një trampolinë për të shkuar në një ekip më të mirë?
Sigurisht shpresoj që të më shërbejë si një trampolinë. Shpresoj që këtu të bëj paraqitje sa më të mira dhe të mund të transferohem në ndonjë klub të Moskës, ose në ndonjë skuadër të nivelit të lartë në Evropë.