E Diel, 1 Nëntor 2026

Letërsia për fëmijë, mungojë autorët shqiptarë

• Autorët shqiptarë e letërsisë për fëmijë janë të paktë.

Kjo lloj gjinie letrare për fëmijë dhe të rinj po ndeshet vitet e fundit me një seri problemesh, si përse i përket prurjeve letrare, raportit mes gjinive, mungesës së drejtë të përkthimit të saj në gjuhën shqipe. Sipas të gjitha gjasave, letërsia e sotme për fëmijë ka probleme, të cilat vijnë në radhë të parë nga numri i pakët i shkrimtarëve që shkruajnë për fëmijë, në ndryshim nga disa vite të shkuara, kur u krijua një grup shkrimtarësh, si Bedri Dedja, Skënder Hasko, Tahsim Gjokutaj, të cilët vazhdojnë ende të botohen për shkak të aktualitetit që vazhdojnë të kenë. Nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, dje në Ditën Ndërkombëtare të Librit thonë se, “letërsia për fëmijë duhet të krijohet nga autorë shqiptarë edhe për faktin se koncepti dhe botëkuptimi i tyre është më pranë botës shqiptare në ndryshim nga librat e autorëve të përkthyer”, që nuk shqipërohen cilësisht. Për ta është shqetësues edhe fakti i mungesës së shkrimtarëve të rinj që shkruajnë për fëmijë. “Kjo gjendje është diktuar edhe nga  mospasja e politikave të qarta në botimin e kësaj letërsie”, tha ai. Përkthimet më së shumti pirate, kanë pushtuar tregun e librit, duke sjellë botime anemike, aspak cilësore dhe estetike për fëmijët. Ndërkohë që statistikat tregojnë se në Shqipëri të rriturit lexojnë pak, shifra pozitive paraqesin librat për fëmijë, të cilët blihen pa kursim nga prindërit, pavarësisht se në shumicën e herëve ato janë të dobëta nga cilësia që përfaqësojnë, duke mos përmbushur edhe misionin që kanë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›