E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela mes më të mirëve të Evropës

• Ervin Skela është një nga lojtarët që kandidojnë për t’u zgjedhur në 11-in më të mirë evropian për javën e kaluar në të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”.

Pas dy golave kundër Hertës, kjo gazetë e ka futur edhe emrin e Ervin Skelës përkrah lojtarëve si K.Ronaldo, Fabregas, Zherard për sa i përket rolit të mesfushorit ofensiv. Nëpërmjet uebsajtit të saj kjo e përditshme iu ka vënë në dispozicion tifozëve që nëpërmjet votimit në forumin e uebsajtit të saj të votojnë për lojtarët më të mirë të javës në Evropë. Deri dje në mbrëmje mesfushori shqiptar kishte marrë 3.8 % të votave si fantazisti më i mirë i javës në Evropë dhe renditej në vendin e katërt pas K.Ronaldos me 71%, Fabregas 10.3% dhe Zherard me 7.7%. Megjithatë ai ka lënë mbrapa emra të njohur si Tinga i Borusias së Dortmundit (2.6%), Guti i Realit të Madridit 2.4% dhe But i Njukastëllit me (1.5%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›