129-vjeçari Aleksandër Moisiu
• Aleksandër Moisiu, aktori i përmasave botërore, ka lindur e ka vdekur në pranverë, më 2 prill të vitit 1879 dhe vdiq më 22 mars të vitit 1935.
Moisiu ka patur lidhje të ngushta me Durrësin. Ai lindi në Trieste nga prindër prej qytetit të Kavajës, por i ati merrej me tregti dhe u vendos në Durrës, ku Aleksandri kaloi katër vjet të fëmijërisë së tij. Regjisori Gjergj Vlashi thotë se në qytetin bregdetar Moisiu kreu edhe vitin e parë të shkollës fillore, godina e së cilës për fat të keq nuk ekziston më. Shkolla ku studioi Moisiu ndodhej pas Pallatit të Kulturës, që sot mban emrin e tij, aty ku aktualisht është hapur monumenti arkeologjik i Forumit rrethor Mesjetar. Vlashi thotë se në vendin ku ndodhej dikur shkolla mund të vihet një tabelë që t’u kujtojë njerëzve se aty ka qenë shkolla ku ka studiuar aktori ynë i madh. Një tjetër objekt në Durrës që na e kujton Aleksandër Moisiun është ndërtesa ku ndodhet Muzeu Etnografik dhe dy dhomat që përbëjnë Muzeun “Aleksandër Moisiu”.