Barazimi i parë. Muça: Ishim pranë fitoresTrajneri i Dinamos pranoi se barazimi me Vllazninë ishte rezultati më i pranueshëm

Publikoje ne:
Për herë të parë gjatë këtij sezoni, Dinamo as nuk fitoi dhe as nuk shënoi në një ndeshje të Superligës. Pas tri fitoreve rresht (me Kastriotin, Flamurtarin e Teutën), blutë barazuan pa gola në Shkodër me Vllazninë.
Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, pranoi se barazimi ishte rezultati më i pranueshëm: “Ishte një ndeshje e hapur për të dy ekipet, pasi luajtën për të fituar. Ndërtuam shumë aksione dhe rrezikuam portën e shkodranëve. Ne ishim më pranë fitores dhe nëse do të ishim treguar më të kujdesshëm në dy rastet me kokë, atëherë do të kishim vazhduar serinë e trepikëshave”.
Dinamo kryeson së bashku me Besën, nga dhjetë pikë secila. Në javën e pestë, Dinamo pret Shkumbinin në kryeqytet.
E Diele, 20 Shtator 2009