Lonçareviç: Luajmë nervozë, gabojmë shumëTrajneri kroat i 24-herë kampionëve të Shqipërisë mbeti i pakënaqur nga barazimi pa gola me Besën

Publikoje ne:
Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Besën, pavarësisht se kampionia në fuqi nuk arriti të shndërronte në gol mundësinë e artë që iu Sefës nga pika e bardhë (priti Shehi). Trajneri kroat i 24-herë kampionëve të Shqipërisë, Ilija Lonçareviç, mbeti i pakënaqur nga rezultati i takimit, por dhe nga lojtarët e tij: “Gabojmë shumë në pasime. Jemi shumë nervozë. Kjo është një e metë. Duhet të përmirësohmi në këtë drejtim”.
Tirana mban vendin e katërt me shtatë pikë, tre më pak se Dinamo e Besa, që me dhjetë pikë secila ndajnë bashkarisht dy vendet e para. Në javën e 5-të të Superligës, Tirana do të përballet me Apoloninë në Fier, pikërisht skuadrën që e ndjek, gjashtë pikë.
E Diele, 20 Shtator 2009