Barazim pa gola per kuqezinjte ne 45 minuta

Hungaria dhe Shqiperia e kane mbyllur me rrjeta te paprekura pjesen e pare te ndeshjes qe po luhet ne Budapest. Takimi i vlefshem eleminator per Grupin 1 te boterorit 2010 ka dhuruar emocione per shqiptaret, pasi kane qene kuqezinjte ata qe kane kontrolluar lojen ne keto 45 minuta.
Kulmi i ndeshjes ishte ne mesin e pjeses se pare kur Skela arriti te godase tranversen nga jashte zones, duke mos arritur te kaloje tanet ne avantazhin e perkohshem. Nga ana tjeter, hungarezet kane pasur nje rast te paster ne fundin e takimit, por pa arritur te konkretizojne.
Gjate kesaj pjese, Shqiperia ka arritur te dominoje mesfushen por ka deshtuar ne vertikalizimet e gjata per Erjon Bogdanin, i cili nuk ka mundur te shfaqet asnjehere i rrezikshem perballe kundershtareve.