Formula 1, Massa: Nesër do të sulmojmë

Piloti i Ferrarit, Felipe Massa nuk është i kënaqur me rezultatin e arritur sot në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë, në Formula 1.
Braziliani, i cili ndodhet për momentin 7 pikë larg Hamilton në renditjen botërore të pilotëve, premton se nesër do të zhvillojë një garë sulmi.
"Do të nisem i pesti dhe nuk kisha shpresuar se do të isha në këtë pozicion. Nuk arrita kohën që dëshiroja. Nesër do te sulmojmë dhe këtë gjë do të bëjmë edhe në tre garat e fundit", u shpreh Massa.