Ne të pallateve, jo të futbollit
Bledar KUKA
TIRANË - Ndërsa jam në një tavolinë kafeje (aspak zyre, e) me një trajner të ekipeve të moshave dhe po i shpjegoj një ide timen mbi rolin e federatës dhe klubeve, papritmas më ndërpret. “A e di ti se në Rumani janë investuar 150 milionë euro për futbollin, jo sportin, vetëm futbollin, plus ç’kanë pasur nga koha e komunizmit, kurse këtu tek ne edhe fushat që kanë mbetur pritet t’i bëjnë pallate?”.
Kjo ishte britma e tij, njëkohshëm një revoltë dhe hidhërim. Ishim ulur tek restoranti kinez, mu pranë aneksit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” dhe, ndërsa hodha instinktivisht sytë tek fusha e sakatuar aty në krah, m’u bë se ajo po kërkonte ndihmë. “Ndihmomëni të mos më vrasin”, më dukej se thoshte ajo zonjë e plakur që përpiqej të dukej më e re.
Dikur, ishte shkurti i 2007-ës, kam bërë një shkrim për revistën “Klan” mbi 9 fushat e vrara të Tiranës, nga 13 të trashëguara nga koha e “Dullës”. Më 1990, kryeqyteti kishte 250 000 banorë dhe 13 fusha, sot ka rreth 700 000 apo më shumë dhe vetëm 4 të tilla. Mesatarja ishte një fushë për 19 231 banorë, sot ajo është një për 187 500.
Besoj se të gjithë e dimë se kush janë përgjegjës për këtë masakër. Nuk po i hyj për të gjetur se kush ndërton, por se kush e ka në dorë të lejojë. Shkurt, janë dy partitë tona të mëdha politike që në një krah bërtasin e qajnë se përse vallë e kemi futbollin në këtë nivel kaq të ulët dhe nga ana tjetër e mbajnë ngritur gjithnjë sëpatën (jo, jo sharrën me korrent) për të krasitur.
Nëse kjo hipokrizi nuk vritet dhe në vend të saj të jetë përgjegjësia qytetare, s’kemi gjë në vijë. Si mund të ndodhë? Si çdo gjë tjetër. Janë njerëzit që duhet ta bëjnë, në radhë të parë ata që janë më të fuqishëm dhe që janë ”nginjur” me para këto 17 vite. Këta të fuqishëm komandojnë partitë, është e kotë të kërkojmë gjurmë kur ujqit i kemi para syve.
Kur të kalojnë tri ditë do të jemi përballë Hungarisë në Budapest. Kërkojmë barazim apo fitore. Hungaria na ka mundur me kohë, jo 12-0 si në vitet 50-të, por me planin e saj “Bozhik” që prej fillimit të viteve 2000. Ata nënshkruan kontrata me 1300 trajnerë për t’i specializuar në mënyrë që të rritej numri i fëmijëve që merreshin me futboll. Nga 36 000 parashikohen të jenë 200 000. Qeveria jepte 3 milionë euro në vit që nga 2001-shi, ndërsa federata kontrollonte si shpenzoheshin fondet. Ndoshta sot vrulli mund të ketë rënë, por rëndësia e “Planit Bozhik” mbetet.
Sa për Shqipërinë, pas një qetësie me sa duket gënjeshtare, alarmi është ringritur. Një sulm i ri po përgatitet mbi terrenet e mbetura ...
E Shtune, 11 Tetor 2008