Gjermani-Rusi, Lëv, ndryshime në mbrojtje
Nga Altin Latifi
Pas barazimit 3-3 me Finlandën, problemi kryesor për trajnerin e Gjermanisë Joakim Lëv do të jetë reparti i mbrojtjes. Gjermania do të ndeshet në mbrëmje ndaj Rusisë, një skuadër që shquhet për stilin e saj sulmues. Kapiteni Mikael Balak e quajti takimin e sotëm si një test vendimtar në rrugën drejt kualifikimit për në Botëror.
DORTMUND- Reputacioni i Gjermanisë si një skuadër solide në mbrojtje do të përballet me një test të rëndësishëm sot në mbrëmje, kur përfaqësuesja e drejtuar nga Joakim Lëv të ndeshet me Rusinë në Dortmund. Gjermanët vijnë në këtë sfidë pas barazimit 3-3 me Finlandën, kur prapavija e tyre bëri një seri gabimesh. Kapiteni Mikael Balak deklaroi në prag të sfidës me rusët se ky do të jetë testi më i vështirë në grup. “Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por besoj se jemi përgatitur mirë. Them se do të jetë një ndeshje kyçe për ne”, deklaroi Balak. Ndërkohë, trajneri Joakim Lëv ka deklaruar se mund të bëjë disa ndryshime në skuadër, duke parë se Rusia e Hidink luan një futboll shumë të shpejtë dhe fluid. Lëv do të hedhe në fushë që nga minuta e parë dy lojtarët Mikael Balak dhe Torsten Frings për t’i dhënë më shumë eksperiencë mesfushës. Pas ndeshjeve të para, Gjermania gjendet në krye të grupit 4 me 4 pikë, ndërsa rusët kanë vetëm 3 pikë, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Rusët do të kenë tre mungesa të rëndësishme për ndeshjen e sotme, pasi sulmuesi Roman Pavliçenko, mbrojtësi Denis Kolodin dhe mesfushori Dimitri Torbinski nuk janë përfshirë në skuadër. (a.r/balkanweb)