E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria gjunjezon kuqezinjte ne pjesen e dyte

Shqiperia humbet 2-0 ne “Ferenz Pushkash” te Hungarise pas nje pjese te dyte ku kuqezinjte jane treguar te pavemendshem ne mbrojtje.

Goli i pare i takimit u shenua ne minuten e 49-te nga sulmuesi kundershtar Torghelle pas nje goditje me koke. Goli ka hedhur kuqezinjte ne sulm, duke lene hapesira ne mbrojtje, cka beri qe Hungaria te afrohej shume here ne porten e Beqajt.

Rrjeten e dyte per hungarezet e ka shenuar Juhasz, i cili ka perfituar nga nje pasiguri ne mbrojtje. Me pas, minutat e ngelura kane folur per Hungarine qe e menaxhoi mjaft mire kete fitore.

Per sa i perket Shqiperise, loja e kuqezinjve ishte ndjeshem e nje niveli me te larte ne 45 minuteshin e pare, ndersa zevendesimi i Hykes me Vangjelin pas golit te pare, nuk solli asgje per djemte e Haan. Pas ketij takimi, Hungaria ngjitet ne kuoten e kater pikeve, po aq sa Shqiperia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›