Barazimi ne Fier, gara mbetet e hapur
Ne fund te klasifikimit, pozitat e ekipeve qe rrezikojne renien kane mbetur sikurse edhe javen e fundit. Bylis, Apolonia dhe Lushnja ndodhen ne zonen e ftohte, te renies ne nje kategori me poshte. Barazimi pa gola i Apolonise me Bylisin, si dhe humbjet e Lushnjes, Flamurtarit dhe te Elbasanit, e kane lene te hapur betejen ne fund. Ashtu sic po zhvillohet beteja ne krye, edhe per te rene ne nje kategori me poshte, do te jene ndeshjet e fundit, ato qe do te percaktojne gjithcka.