E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani titullar, befason Juven

Kievo e Bogdanit befason Juventusin, ne fushen e ketij te fundit. Erjon Bogdani luajti titullar, ne ndeshjen e djeshme, ndaj Juventusit dhe skuadra e tij shenoi serish nje rezultat surprize, pas javes se 30-te te Seria A. Kievo e Bogdanit barazoi 3-3, me Juven, ne "Dele Alpi", duke i nderprere shanset e kesaj te fundit, qe te fitoje titullin kampion, ne Seria A. Tre golat, ne sulmin e Kievos, i shenoi sulmuesi Pelisier. Shtatlarti i sulmit tone eshte zevendesuar ne minuten e 65-te te ketij takimi, pa mundur dot qe te gjeje rrugen e rrjetes. Sidoqofte, ne javet e fundit Bogdani po gjen gjithmone e me shume hapesire dhe Kievo, pas disa rezultateve pozitive, i ka shpetuar zones se renies ne nje kategori me poshte. Erjon Bogdani nuk eshte ftuar nga trajneri Ari Han ne ndeshjen e fundit dhe me paraqitjet ne Seria A, mund te rikthehet serish ne formacion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›