E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazimi në Mamurras karikon Butrintin

Nga Jon Shalari

Sarandiotët do të shpërblehen financiarisht edhe për pikën e marrë në transfertën e së shtunës

Presidenti i Butrintit, Stefan Çipa, kishte kërkuar nga presidenti i Mamurrasit, Dedë Ndreca, që ndeshja të ishte sa më korrekte dhe kështu ndodhi. Gjithçka shkoi më së miri dhe Butrinti u kthye me një pikë në Sarandë. Presidenti Çipa kontaktoi me trajnerin Gurma pas ndeshjes dhe i bëri te ditur se do të ketë shpërblim për ekipin.

Një nga më të mirët në Mamurras ishte portieri Elson Demi. Lezhjani është mjaft i kënaqur nga barazimi i arritur dhe shprehet: “Një falënderim të përzemërt kam për ish-presidentin Pepkolaj, që më solli te Butrinti. Çdo sukses imi i kushtohet atij dhe tifozërisë sarandiote. E kam thënë se do ta ngremë lart emrin e Butrintit, sepse e meriton. Barazimi në Mamurras e vërteton këtë, pasi tregon forcën e ekipit tonë, ka thënë Demi, një personazh mjaft i dashur për sportdashësit sarandiotë.

Në ndeshjen e fundit sarandiotët kishin dy mungesa të rëndëisshme, Ardian Kolën dhe Emanuel Ezeriohën. I dyti pritet të jetë në fushë në ndeshjen me Vllazninë, në një situatë jo të mirë është lideri i sarandiotëve, Kola, i cili duhet të bëjë disa ditë pushim. Tifozët e Butrintit janë shprehur të kënaqur nga mikëpritja në Mamurras, ku nuk ka pasur asnjë lloj sharjeje apo konflikti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›